SHTIGJE PËR ZHVILLIM TË TURIZMIT NË DIBËR TË MADHE

0
335

 

 

Dibër, 13 maj- Ambasador të shteteve të UE-së në detyrë në Maqedoni të kryesuar nga Ambasadori i UE-së në Shkup Aivo Orav morën pjesë në vendosjen  të gurthemelit për ndërtimin e shtigjeve turistike në fshatin turistik Banjisht , shtygje të cilët janë një projeket ndërkufitar  mes Maqedonisë dhe Shqipërisë që  finanasohet nga EU dhe Qeveria e Maqedonisë.

 

Gurthemelin e vendosën Ambasadori i UE dhe kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata, si tetë Ambasador të tjerë të shteteve të UE siç janë Holanda, Sllovenia, Hungaria, Polonia etj.

 

Është një projekt ndërkufitar i cili ka për qëllim që të zhvillojë turizmin malor dhe rrural, por njëkohësisht edhe tju mundëson banorëve të dy anëve të kufirit të kenë një zhvillim më të shpejt dhe efekte materiale theksoi Ambasadori i UE në Shkup Aivo Orav.  Ai para një numri  të madh përfaqësuesve të OJQ-ve , pushtetit vendor si dhe institucioneve që verpojnë në Dibër  si dhe përfaqësues nga OJQ-të nga Shqipëria , shtoi se Unioni Europian pret që sa më shpejt shtete të Ballkanit perëndimor ku janë edhe Maqedonia dhe Shqipëria të plotësojnë kushtet për tu integruar në UE.

Me këto projekte të UE-së Maqedonia dhe Shqipëria faktikisht përkrahen për një zhvillim sa më të shpejt të tyre.  Nga fshati Banjisht në teritorin e Maqedonisë shtigjet turistike kanë një gajtësi prej 17 kilometrash dhe po aq është edhe gjatësia e shtigjeve në republikën e Shqipërisë tha Ambasadori i UE.

Kryetari i Dibrës në ceremoninë e fillimit të punimeve rreth këtij projekti ndërkufitar që realizohet me programet IPA të UE-së tha se Dibra gjithmon ka patur përcaktimet për tu integruar në UE.Ai shtoi se ky është një projket shum domethënës për komunën e Dibrës por edhe të të dy Dibrave . Ky projekt mundëson zhvillimin e turizmit tha Lata. Në prononcimin e tij ai theksoi se këtu në Banjisht ku filluan punimet të shtigjeve turistike , para disa dekadave as që mundeshe ta kthejsh kokën kah ana tjetër e kufirit.

Banorët e kësaj ane panë tmeritë të sistemit të kaluar dhe tani mburen me prezencën të Ambasadorëve të shteteve të UE-së që po vizitojnë Dibrën dhe rrethinën. Ne e duam Europën për dy shkaqe tha Lata, Europa garanton një jetë më të mirë por njëkohësisht edhe një siguri të plotë tha ai.

Projketi  kap një vlerë prej 130 mij euro nga të cilët 116 janë mjetet të UE kurse pjesa tjetër është finasuar nga Ministria e pushtetoit vendor në Republikën e Maqedonisë.

Koordinatori i këtij projekti në nivel lokal për Dibrën Shuip Marku deklaroi se projketi është shum domethënës për zhvillimin e turizmit malor dhe rural por edhe për bashkëpunimin ndërkufitar të banorëve në të ty anët e kufirit . Përfaqësuesi i Qendës kombëtare i burimeve për trajnim dhe asistencë nga Shqipëria Miftar Doçi theksoi se projekti mundëson definitivisht që në këtë pjesë të kufirit të gjith të bashkëpunojnë dhe krijojnë kushte për zhvillim të gjithanshëm. Është ky projket që na bashkon edhe më shum por njëkohësisht që hap edhe shtigje për bashkëpunim tha ai.

NO COMMENTS

Leave a Reply