Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Musa Pacuku, kryetari i shoqates Dibra, u takua me kryetarine bashkise se ishullit Staten Island

Musa Pacuku, kryetari i shoqates Dibra, u takua me kryetarine bashkise se ishullit Staten Island

Udhëheqësit e komunitetit shqiptarë u takuan në Staten Island me Presidentin James Oddo
Nga Beqir SINA

Vlerësimet shqiptare tregojnë se ndoshta mbi 60 mijë shqiptarë jetojnë në ishullin njujorkez Staten Island
STATEN ISLAND NY : Një grup i udhëheqësve të shquar shqiptarë të komunitetit shqiptaro – amerikanë janë pritur dje nga Presidentit i Ishullit “Staten Island” i nderuari James J. Oddo, në zyrat e tij në sallën e kantonit për të diskutuar mbi komunitetin shqiptar, në ishull ku vlerësimet tregojnë se ndoshta jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, shumica e tyre nga Dibra dhe Mali i Zi .
Takimi me Presidentin e këtij ishulli dhe disa anëtarë të stafit të tij ishin në kuadër të takimeve me komunitetet që mbajnë zyrtarët e lart të komunës . Në këtë takim të rëndësishëm ishin të pranishëm Z. Ilir Çobi nga FDNY , z. Toni Hoti nga NYPD , z Xhevat Kraja nga Shoqata Kraja, z.Ismet Kurti nga Shoqata Ana e Malit , zoti Marko Kepi i Rrënjët Shqiptare, Nick Markola i APEN dhe Z. Musa Pacuku nga i Shoqatës Dibra .   Burime nga takimi i thanë gazetës tonë se ishte një takim i frytshëm dhe mjaft i përzemërt . Presidenti Oddo përshëndeti grupin e përfaqësuesve dhe falënderoi komunitetin shqiptar për kontributin e tyre, në zhvillimin e këtij ishulli.

 Presidenti Oddo foli për sfidat me të cilat përballen familjet e reja dhe se si për të tërhequr dhe mbajtur burime , për zhvillimin e ishullit të Staten Island. Pas sugjerimeve të mirëpritura të Presidentit Oddo janë përfshirë me diskutimet e tyre, z. Nick Markola, i cili ka dhënë një hyrje të shkurtër mbi historinë e pasur të shqiptarëve, për gjendjen e vështirë gjatë shekujve , migrimit të tyre në SHBA dhe kontributin e tyre në shoqërinë amerikane . Ai theksoi se shqiptarët janë shumë besnik dhe mirënjohës për çdo gjë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë për shqiptarët, dhe janë populli më pro amerikanë në botë .
Z. Marko Kepi, e informoi presidentin Oddo, me shqiptarët e qytetit të New Yorkut,  zonave në Staten Island – Brooklyn, Queens, Bronx, zona këto me përqendrim më të madh të shqiptarëve . Z. Kraja , z. Çobi dhe z. Hoti ndanë mendimet e tyre, se si komuniteti shqiptar do të mund të të ndihmojë shumë në këtë kanton duke pasur edhe vëmendjen e duhur të zyrtarve të lart të këtij ishulli duke kërkuar ndihmën e zyrës së Presidentit Oddo . Z. Kurti i shoqatës Ana e Malit, foli për rëndësinë dhe thelbin e të pasurit e një Qendre Komunitare shqiptare në ishullin Staten Island . Kurse,  z. Musa Pacuku kryetar i shoqatës Dibra e cila ka edhe numërin më të madh të shqiptarëve në këtë ishull ( mendohet se jetojnë 15 mijë dibranë) foli për zonat potenciale dhe ku kan pronat shqiptarët që me ndihmën e Komunës mund të bëjnë edhe më shumë për këtë ishull.   Presidenti i ishullit Staten Island – James Oddo foli për përfshirjen e tij edhe me komunitetin shqiptar ashtu si edhe me komunitetet e tjera , si dhe dhe rëndësinë e punës së bashku me komunitetin shqiptar . E përgjithshëmja e këtyre bisedimeve ishte për një jetë më të mirë të shqiptaro amerikanëve në Staten Island ku të gjithë së bashku me Presidentin Oddo dhe stafin e tij kan qenë shumë të gatshëm dhe të hapur për sugjerimet dhe punuar së bashku. Presidenti i ishullit ishte gjithashtu i interesuar për të gjetur mënyra për të punuar së bashku me komunitetin shqiptar për të sjellur të gjitha sugjerimet e tyre më pranë administratës së tij .   Si rezultat i këtij takimi shumë të përzemërt dhe produktive , përfaqësuesit e komunitetit shqiptar dhe presidenti Oddo ranë dakord për vazhduar takimet e ardhshme me udhëheqësit e komunitetit shqiptar në Staten Island . Përveç kësaj ai ra dakord për të pritur një grup të shqiptarëve në zyrën e tij Borough Hall , ku do të zyrtarizohen hapat konkretë që janë rezultat i këtij takimi:
– Së bashku për të gjetur mënyrat për një Qendër të komunitetit shqiptar në ishullin Staten Island – Zhvillimin e një programi për komunitetin shqiptarë për Regjistrimin e Votueseve nga ky ishull – Zhvillimin e një programi rinorë për komunitetin shqiptarë në ishullin Staten Isalnd. – Më shumë përfshirje nga Presidenti i ishullit  dhe administrata e tij me Komunitetin Shqiptar
Presidenti i ishullit Staten Island u informua mbi rëndësinë e ngritjes së flamurit shqiptarë në nderim të ditës së pavarësisë së Shqipërisë, pra për të mbajtur një ngjarje të tillë në Staten Island . Ai premtoi se do të punojë për të pasur ceremoninë e parë e ngritjes së flamurit kuqezi në Staten Island – qysh këtë nëntor . Grupi i udhëheqësve të komunitetit shqiptaro amerikanë e bëri të qartë të qartë se ky takim është parë si hap i parë drejt një marrëdhënie të gjatë dhe të frytshëm të ndërsjelltë mes zyrës së Presidentit të ishullit Staten Island në New york, dhe komunitetit shqiptar i cili është një faktor i rëndësishëm në ishull që aspirojnë për më shumë .
Presidenti Borough shprehu interesin e tij dhe gatishmërinë për të punuar ngushtë me komunitetin shqiptarë në ishullin Staten Island dhe u shpreh që lidhjet të shkojnë më përpara për marrëdhënie më të mira  me komunitetin shqiptarë.
   Takimi ishte i organizuar nga organizata Rrënjët Shqiptare dhe Shoqata Ana e Malit dhe ishte një sukses dhe hapi i parë në rrugën për rritjen e ardhshme të takimeve me zyrtarët e lart të ishullit Staten Iasland.

Check Also

165 vite burg për grupin kriminal në Britani

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, …

Komentoni

%d bloggers like this: