Këshilli komunal i Dibrës në seancën e sotme njëzëri votuan dhe e mbështetën iniciativën që Dibra të ketë targa të automjeteve me emrin e Komunës së Dibrës.

Për këtë qëllim u formua këshilli pesë anëtarësh , i cili ka për detyrë të realizon takime me pushtetin vendor të këshillave fqinje si Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushi që të kenë mbështetje edhe nga këshilli i dy komunave, dhe më pas të bëhet kërkesë deri të organet kompetente për të marrë targa personale që do të jetë për të tria komunat.

Pas propozimeve të ndryshme disa prej këshilltarëve thanë që në targa të figurojnë dy shkronjat e para të qytetin DI (Dibër) por meqë është shenjë e njëjtë sikurse edhe targat e Dibrës së vogël në Peshkopi, në anën tjetër të kufirit, u vendos që në targat e automjeteve të Dibrës të figurojnë shkronjat DR ose DB.

Dibra është njëra nga qytetet që nuk ka targa të automjeteve me emrin e qytetit.
Deri para tre viteve, automjetet e dibranëve kishin targa me shenjën OH (Ohër) së bashku me Strugën, Kërçovën dhe Resnjën.

Gjatë verës së vitit 2011, Dibra ka targa të regjistruara SU (Struga) . Komuna Mavrovë-Rostushi ka targa të regjistruara me shenjën GV (Gostivar).
Në komunën e Zhupës dhe në Dibër që janë nën kompetencat e stacionit policor të Dibrës ka rreth katër mijë automjete, përderisa mbi një mijë ka edhe komuna e tretë e këtij rajoni, gjegjësisht komuna e Mavrovo-Rostushit.