Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Çështja e ditës – Rruga e Arberit

Çështja e ditës – Rruga e Arberit

Çështja e ditës
Dr Gëzim Alpion

Me sa pashë unë, dibranët nuk janë as të majtë dhe as të djathtë; ata janë të varfër por me sedër ndoshta të tepruar. Ka ardhur koha që dibranët të ngrihen mbi partitë dhe t’ju kërkojnë llogari deputetëve. Nga deputetët që takova në Tiranë kam përshtypje se të gjithë janë të gatshëm të kontribuojnë për Dibrën por ata duhen mbajtur nën presion që të mos harrojnë se nuk janë në Kuvend nga z. Rama, z. Basha apo z. Meta por sepse dibranet u dhanë besën. Unë jam optimist. Ndërsa për dibranët servila që hiqen të politizuar edhe kur nuk e kanë haberin nga politika dhe nuk e kuptojnë se si të ‘mëdhenjtë’ tallen me ta, për këtë grup nuk kam kohë. Mua më intereson pjesa dërrmuese e dibranëve që janë në gjendje të artikullojnë mendimet e tyre me mençuri dhe mbajnë dinjitetin edhe në varfërinë në të cilën janë pllakosur jo krjetësisht për faj të tyre. Dibra është e varfëruar sepse është tradhëtuar në mënyrë kronike. Dhe së fundi, është pozitiv reagimi i drejtuesve lokale të cilët, si deputetët, duhet të mbahen në presion. Qe Dibra të ndryshojë, dibranët duhet të mësojnë të kërkojnë të drejtat e tyre por gjithmonë brenda rregullave, me kulturë dhe me insistim…

Iniciatorët e peticionit ishin në Shqipëri nga data 4-11 maj në kuadrin e aktiviteteve lobuese në Peshkopi, Tiranë dhe Vlorë. Qëllimi kryesor i vizitës ishte dorëzimi formal i peticionit Kryeministrit z. Edi Rama.
 
Për fat të keq, me gjithë përpjekjet e tyre të vazhdueshme që nga shtatori 2013, Kryeministri Rama nuk ra dakord të pres delegacionin që të merte në dorëzim peticionin. Për këtë qëndrim të z. Rama, përgjegjësi ka edhe Ministri i Financave, deputeti i Dibrës z. Shkëlqim Cani, i cili megjithëse e nënshkroi peticionin para zgjedhjeve, para vizitës së delegacionit në Tiranë është shprehur me shkrim se nuk e shikon të arsyeshme dorëzimin formal të peticionit.
Për hir të premtimit të bërë më 18 Mars 2013, intelektualët dibranë janë te gatshëm të kthehen në Tiranë në çdo kohë që të ftohen nga z. Rama.
 
Siç duket, 6500 nënshkrime online dhe në formularë nuk i duken shumë z. Rama. Prandaj, që ta ngremë zërin e Dibrës edhe më me force, do t’ju lutemi të inkurajoni sa më shumë njerëz të nënshkruajnë online ose në formularë. Nuk thonë kot, Zoti është me shumicën.

Check Also

Ministria dhe afaristët e diasporës paralajmërojnë themelimin e OED

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy zëvendës kryeministrat Dardan Gashi dhe Fatmir Limaj, ministrat Endrit …

Komentoni

%d bloggers like this: