Portalb – Bora pranverore zbardhi gjithë qytetin e Dibrës

0
239

Ekipe të seksionit të Ndërmarrjes publike “Makedonija pat” janë në teren dhe tani për tani nuk kanë shumë probleme në akset rrugore Dibër-Strugë dhe Dibër-Mavrovë

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta në Dibër sollën borën pranverore, e cila edhe pse në orët e vona të mbrëmjes pati intensitet më të vogël, gjatë ditës së sotme ajo bie me intensitet më të lartë. Në gjithë qytetin dhe në vendet e  tjera  të rajonit përreth, gjatësia e borës ka arritur deri në tridhjetë centimetra përderisa në vendet malore ajo  është për dy herë më e madhe sesa në qytet.
Ekipe të seksionit të Ndërmarrjes publike “Makedonija pat” janë në teren dhe tani për tani nuk kanë shumë probleme në akset rrugore Dibër-Strugë dhe Dibër-Mavrovë, edhe pse komunikacioni qarkullon pa probleme.

 

“Në këto akse rrugore rekomandohet kujdes më i madh në saj të paraqitjeve së ortekëve nga gurët e mëdha që rrokullisen nga malet. Në saj të borës janë paraqitur edhe probleme  me ndërprerjen e rrymës elektrike në rajonin e Zhupës si dhe te operatorët kabllor në Dibër, por të njëjtat janë tejkaluar. Në saj të rënies së drunjve në dalje të qytetit, në drejtim të Strugës , pati edhe ndërprerje të komunikacionit duke pastruar degët dhe drunjtë  ku është e përfshirë edhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”- theksoi  Admir Gorenca, udhëheqës i kësaj njësie rajonale në Dibër.
Bora e re është e mirëpritur për mbjelljet bujqësore për shkak të thatësisë së madhe të tokës, por nëse eventualisht ka rënie  edhe më të madhe të temperaturave , atëherë mund të ketë ndikim negativ në rrënjët e tyre dhe te një pjesë e frutave. Bora në Dibër do të rris edhe nivelin dhe akumulacionin e liqenit të Dibrës.

NO COMMENTS

Leave a Reply