Home / Intervista / Intervista me Iljaz Kadriu shefin e shtabit zgjedhor për deputetin e diasporës në Amerikë, Tefik Abdullahu

Intervista me Iljaz Kadriu shefin e shtabit zgjedhor për deputetin e diasporës në Amerikë, Tefik Abdullahu

Duhet fituar deputetin e diasporës në SHBA

Intervistoi: Beqir Sina/INA

 

 

 

Intervista me Iljaz Kadriu shefin e shtabit zgjedhor për deputetin e diasporës në Amerikë, Tefik Abdullahu.
A jeni të përgatitur seriozisht për një fitore të kandidatit shqiptar Tefik Abdullai ?   Përgatitjet tekniko-administrative janë bere me një angazhim serioz dhe te përgjegjshëm te Shtabit Zgjedhor sidomos këtu ne territorin qe e mbulon rrethi i Çikagos. Por nëse flasim për parapërgatitjet e këtyre zgjedhjeve si proces demokratike, ajo është pyetje tjetër ku mund te vihet ne pah se makro Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nuk është vene tërësisht ne lëvizje rreth organizimit te këtyre zgjedhjeve. Mendojmë se krijimi i një institucioni te larte shqiptaro-amerikan ne përgjithësi dhe institucione shqiptare te trojeve shqiptare ne Ballkan ne veçanti duhet te krijohen me qellim te angazhimit te tyre ne zgjidhjen e problemeve te përbashkëta dhe te veçanta për secilin veç e veç. Ne rastin e kandidatit Tefik Abdullai, përgatitjet janë bere dhe janë duke bere ne vazhdimësi. Raundi i pare ishte regjistrimi i votueseve te cilet janë shqiptarë nga Maqedonia me te drejte vote dhe posedojnë pasaporte biometrike valide te Maqedonisë dhe një dokument identifikimi te shtetit ku jetojnë ne Amerike. Kjo pune është bere qe nga data 16 prill gjer me 30 prill ne ora 24:00 kur edhe ishte afati i fundit i regjistrimit.     Ku e bazoni fitoren dhe pse keni kaq shumë besim ? Garën e kandidatit tone Tefik Abdullait e bazojmë e aktivitetin e dendur te tij ne fushatën elektorale, ne votuesit shqiptare te cilet ketë e kane marre me seriozitetin me te madh sidomos ne rrethinën ku ai jeton dhe vepron. Secili prej nesh e ka te qarte se ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës jeton një numër i madh i shqiptareve sidomos i atyre qe vine nga Maqedonia. Dhe, po te kishte një komunitet shqiptaro-amerikan te institucionalizuar, te lidhur me vendlindjet ne mënyre institucionale dhe administrative, ma merr mendja se jo qe fitorja do te sigurohej pa asnjë problem, por pala tjetër as nuk do te kishte pasur mundësi te garoje me ne. Për informim te përgjithshëm, ua bej me dije se ne pjesën e Nju Jorkut me rrethine kemi Dibrën dhe Strugën e tere, ne Çikago është e tere Kërçova dhe Prespa. Kur këtyre u shtohen pjese tjera te vendit, atëherë na del se shqiptaret janë jo vetëm me shume, por shumice absolute. Prandaj, ketë here do te mundohemi qe kandidati ynë te fitoje me ketë force qe e kemi, por ne t’ardhmen qeveritë dhe institucionet shqiptare ne Ballkan duhet te mendojnë me herët për zgjedhjet parlamentare. Nga ky mosinstitucionalizim i diasporës, herën e kaluar pala maqedone fitoi 3 deputete ne parlamentin e Maqedonisë.

Si po ecën deri tani fushata e Tefik Abdullait në SHBA dhe Kanada?
Sipas informatave qe ne si shtab i posedojmë, fushata ecën mire. Kandidati Tefik Abdullai vjen nga ai terren dhe është i njohur për votuesit e Kanadasë. Ne ketë drejtim ky teren nuk paraqet asnjë problem.  Kandidatin  ne fjale e përkrahin institucionet e komunitetit shqiptar ne Kanada. Ky i fundit, beri një fushate para disa ditësh. Ai vizitoi Toronton dhe rrethinën, kështu qe planifikohet edhe një qëndrim ne Toronto para zgjedhjeve. Kurse ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Abdullai duhet te beje një vizite ne Dallas dhe menjëherë pas kësaj duhet te beje një fushate ne NY, Nju Xhersi, St. Island dhe Kenetikat, se pari për te faleminderuar aktivistet te cilet u angazhuan rreth procesit te regjistrimit dhe te cilët sigurisht do te qëndrojnë ne krye te detyrës gjate daljes ne votime. Pas raundit te dyte, shqiptaret e regjistruar duhet te dalin te votojnë për kandidatin tone, te votojnë për një shqiptar, i cili me ndihmën tone do te çeli derën gjer me tani te mbyllur te parlamentit te Maqedonisë. Kjo detyre sa është obliguese, aq është edhe kombëtare. Ne ketë drejtim shqiptaret e Maqedonisë duhet te tregohen fleksibil dhe te urte.      A mundet që në mënyrë të detajuar  të na i zbërtheni fushatën tuaj – në se nuk është sekret ?
Edhe pse mendohet se gjate fushatave ka gjera sekrete, unë mendoj se çdo gjë është ne tavoline. Shqiptaret ne Amerike janë shumice ne krahasim me palën tjetër. Ketë gjë e dine edhe te gjallët edhe te vdekurit. Pse ndodh e kundërta, kjo është për çdo kritike. Cilin duhet kritikuar ? Neve qe nuk kemi një data baze te shqiptareve ne përgjithësi apo te atyre te Maqedonisë ne veçanti ? Apo duhet kritikuar qeveritë tona ne Ballkan te cilat aspak nuk janë marr e as nuk merren me ne? Pra ne një mungese te tille, fushata lindi ad hoc. Pa planifikim dhe protokoll erdhën personalitete te dalluara te BDI-se, te na organizojnë për 3 dite te bëjmë zgjedhje. Me ngutje dhe pa qellim, u anashkalua NY me rrethine dhe linden pakënaqësi te pritura. Le te jete kjo shkolle për te ardhmen. Dashtë Zoti te mësojmë nga gabimet tona. Prandaj fushata ecën si duhet sidomos ne Çikago dhe Kanada, kurse territori i NY është pjesërisht i mbuluar, fale aktivisteve te cilët dine te falin dhe me urtësi dine te shfrytëzojnë urtësinë se pari te tyre e pastaj edhe te votueseve. Ma merr mendja se fushata nuk do te jete e lehte duke pasur para sysh shpërndarjen e madhe te shqiptareve te Maqedonisë, te cilët vertikalisht dhe horizontalisht e kane zbuluar Amerikën! Përndryshe , besojmë se votuesit do ta shfrytëzojnë ketë rast për te votuar kandidatin e tyre, dhe ne ketë mënyre te krijojnë përvojen e pare historike ne procesin e votimit ne diaspore.     Ku mendoni se jeni më të fortë në cilin komunitetet ? dhe pse ?
Rrethanat fillestare treguan se organizimi filloi ndoshta pa nevoje ne Çikago, prandaj edhe ky komunitet u angazhua me se tepërmi dhe momentalisht forca kryesore edhe e organizimit edhe e regjistrimit edhe te gjitha segmenteve ketë komunitet e bëjnë momentalisht me te organizuar. Një gjë tjetër po ashtu nuk duhet harruar: nga ky komunitet ne Çikago, pak me pak se 1000 vete u organizuan dhe vajtën te votojnë për kryetarin e ri shqiptar te Kërçovës, Fatmir Dehari. Mendoj se kjo përvoje dha një ndihmese te madhe ne ketë drejtim. Mundeni ta merrni me mend se 1000 kerçovare i lan punët për 1 jave, paguan bileta nga 1500 dollarë dhe harxhuan edhe aq me tepër, vetëm per ta fituar Kerçoven pas 70 viteve ! Llogaritni këto numra dhe do shihni sa para është harxhuar ? Ne këtë rast, votuesit duhet te lënë eventualisht punën e ditës se shtune, te shkojnë ne perfaqesine diplomatike te votojnë dhe kurgje me tepër. Dëshiroj qe votuesit e kandidatit Tefik Abdullait te krahasojnë sakrificën e kercovareve me sakrificën e votimit ne diaspore. Koha dhe njerëzit bëjnë histori !     A e keni ndjekur fushatën e kundërshtarit tuaj nga komuniteti Maqedonas dhe ai “trembeni” fitores së tij ?
Normalisht se e ndjekim pasi qe ndjekja e fushatës se tij na angazhon per ndërmarrje tona lidhur me fushatën tone. Por, sido qe te jete, kundërshtari ballafaqohet me probleme te njëjta. Edhe kundërshtari vjen nga një rreth i njohur, edhe ai ka te beje me mosfunksionim dhe joinstitucionalizim te palës tjetër dhe kështu me radhe. Fitorja nuk do te dihet gjer ne shpalljen e rezultateve nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Por, ne , pa marre para sysh, kundërshtarin, duhet te punojmë vazhdimisht, ti kryejmë detyrat dhe obligimet tona , e normalisht ne fund te presim te fitojmë.
A i besoni ju asaj se maqedonasit kanë tre kandidatë mes tyre – apo është strategji ?
Pala maqedone i ka punët veç. Këtu loja është bardhe e zi. Ne nuk bazohemi përfundimisht ne atë se pala tjetër del me tre kandidate. Pala tjetër i ka te acaruara punët ndërpartiake bile edhe me shume se neve. Por ne këtë ne nuk duhet te mbështetemi. Kjo mund te jete edhe loje e rrezikshme për ne. Prandaj, shqiptaret e regjistruar duhet te dalin te votojnë dhe ne këtë mënyrë ta kryejnë detyrën e tyre kombëtare ne këtë rast dhe ne te njëjtën kohe edhe te drejtën e tyre kushtetuese për te votuar.
Sipas jush cili është probaliteti i këtyre zgjedhjeve në SHBA dhe Kanada?
Probabiliteti është nocion i papërcaktuar. Por unë do t’ju tregoj se nuk do te ishim marre aspak me probabilitet sikur te kishim qene me institucional. Na duhet te fitojmë dhe duhet te jemi optimiste.
Kë grup apo komunitet do të dallonit ? dhe faleminderonit
Një hoxhe do ta kishte filluar ne këtë mënyrë: faleminderimet i takojnë Zotit. Edhe kjo është e vërtetë. Por, ne rastin konkret i faleminderojme te gjithë aktivistet qe pa asnjë shpërblim, vetëm me vullnetin e tyre dhe vetëdijen e larte kombëtare  u angazhuan ne këtë ndërmarrje te komplikuar qe te shpenzojnë kohen dhe paratë e tyre vetëm për fitoren e një beteje tjetër shqiptare. Edhe një here mund ta cek se komuniteti ne Çikago nga filloi edhe iniciativa ishte ai kerçovar , i cili shfrytëzoi përvojën e fitores ne Kërçovë dhe u be promotor ne këto zgjedhje te diasporës. Por, kjo nuk do te thotë se faleminderimi i takon vetëm atij e jo te tjerëve. Besoj se këtë here zgjedhjet parlamentare ne diaspore na zgjuan pak, kurse në të ardhmen duhet te na gjejnë te ZGJUAR !     A ka pasur mungesa fushata?
S`ka fushate pa mungesa. S1ka veprime pa mangësi. Bile, ne këtë mosorganizim, ne u nisem me mungesa.  Siç thash ne fillim: na mungon institucioni, na mungon komunikimi, na mungon protokolli, na mungon planifikimi. Çka nuk na mungon? Por, mungesat nuk duhej te pengonin regjistrimin masiv dhe daljen ne votime për dy arsye: njëra për fitore , kurse tjetra për fitore BINDESE e cila palën tjetër do ta kishte nokautuar përgjithmonë. Këtë radhë ne nuk e bëmë kështu dhe me këtë duhet te ballafaqohemi radhën tjetër.

A  po bëhet diaspora shqiptare nga Maqedonia faktor vetëm vetëm me këto  zgjedhje?
Diaspora ka qene faktor dhe do te mbetet ashtu. Por, sa do te jete faktor i institucionalizuar ajo mbete te shihet. Per momentin është me rëndësi qe diaspora te hapi derën e mbyllur te parlamentit te Maqedonisë dhe pastaj te faktorizohet dhe institucionalizohet. Depërtimi neper institucione e faktorizon diasporën. Këto zgjedhje do te kryhen, kurse neve na mbetet te sinkronizojmë veprimet tona me institucionet e vendit, te fillojmë komunikimet zyrtare, planifikimet e hershme te secilit aktivitet veç e veç duke u përgatitur edhe për raste tjera.     Deputeti shqiptar a mendon se do të fuqizoi pozitën e diasporës shqiptare nga Maqedonia në Parlamentin e saj ?
Se pari duhet te sqarohet publikisht se ky kandidat është i diasporës shqiptare e jo i BDI-se siç komentohet neper kuluare. Këtë here kandidatin ne fjale e përkrahu fuqimisht BDI-ja, ligjërisht dhe administrativisht, qe do te thotë se do te konkurroje me emblemën e BDI-se qe t’ju shmanget 1000 nënshkrimeve për te qene kandidat i pavarur, procedure e cila është shume e vështire ne kushte dhe rrethana amerikane. Pastaj, lidhur me fuqizimin e pozitës se diasporës ne parlament: unë mendoj se zëri i diasporës si faktor është dashur te dëgjohet. deputeti i diasporës do te këtë rast te shprehi pakënaqësitë, te kërkoje rezoluta, te kërkoje ndryshime, te paraqes propozime rreth organizimit me te mire e shume e shume çështje tjera. Pastaj , pala shqiptare ne parlament do te ketë edhe një vote me tepër.
Së fundi zoti Kadriu cili është mesazhi i juaj ?
Dy mesazhe janë: i pari qe te regjistruarit te dalin te votojnë ditën e 26 prillit kandidatin e tyre, dhe i dyti i cili vlen për te gjithë shqiptaret ne këtë rast te Maqedonisë qe menjëherë pas këtyre votimeve duhet organizuar masovikisht nxjerrja e pasaportave biometrike te cilat do t’jua bëjnë te mundur  regjistrimin dhe daljen ne votime te ardhme. Edhe kjo i takon institucionalizimit te diasporës.  (INA)

 

SHBA&KANADA

Kandidati nga diaspora për SHBA dhe Kanadë për Deputet në Parlamentin e Maqedonisë (Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2014) TEFIK ABDULLAI

Kandidati nga diaspora për SHBA dhe Kanadë për Deputet në Parlamentin e Maqedonisë (Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2014) TEFIK ABDULLAI

Ka lindur me 1947 nё Prespё, Republika e Maqedonisё

Ka kryer shkollёn e mesme pёr mёsues “Zef Lush Marku” nё Shkup mё 1966.

Mё 1987 diplomohet nё Fakultetin Juridik nё Prishtinё.

Mё 1991 mer licencёn e mesuesisё nё Ontario tё Kanadasё (Ontario Certified Teacher).

Ka punuar mbi 15 vjet si mёsues nё Manastir dhe nё Prespё, Republika e Maqedonisё.

Prej vitit 1991-2002 ka punuar si mёsues plotёsues (substitute teacher) pёr Entin pёr arsim tё Torontos (Toronto Board of Education) me mbi100 shkolla fillore deri ne klasёn e tetё.

 

Aktivitetet vullnetare

·1972-1987, punё vullnetare nё Bashkesinё lokale nё Fshatin Gёrcar-Prespë, pёr projektin të asfaltimit e rrugёve tё fshatit,

·Delegat nё kuvendin e komunёs te Resnjёs,

·1991-1993, Sekretar I komunitetit Shqiptaro-Kanadez nё Toronto,

·1993-1996, Kryetar I Komunitetit Shqiptaro-Kanadez nё Toronto,

Nё kёtё periudhё u realizuan disa projekte nё Shqipёri, Kosovё dhe Maqedoni.

  • 1989-2002, Pergjegjes pёr programin e mesimit plotёsues nё Gjuhёn Shqipe pranё entit pёr Arsim tё Torontos,
  • Organizator me programe artistike me nxenёsit shqiptarё nё festat e 28 Nentorit dhe festat e ditёs sё Bajramit nё Toronto,
  • 2002 – dhe aktualisht aktiv nё Komunitetin e Chicagos dhe nё shoqatat e tjera,
  • Sekretar i Shoqatёs Prespare “Prespa”
  • 2009-2011 Drejtues i programit tё Shkolles Shqipe “Kongresi i Manastirit” pranё Qendrёs kulturore dhe Islamike nё Chicago,
  • 2011-2014 Këshilltar dhe strategjist pranë Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit” në Chicago,
  • Zotёron dhe flet gjuhёt:Shqip,Anglisht.Maqedonisht,Kroatisht,Turqisht dhe Frengjisht.

 

Referencat:

Znj.Kathleen Meighien, Drejtoreshё e shkollёs Bowmore nё Toronto,

Dr.Ruki Kondaj, Kryetare e Shoqatёs Shqiptaro-Kanadeze nё Toronto,

Dr.Luan Elezi, Kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Americane në Chicago

Z.Zaim Shaqiri, ish Kryetar i Kёshillit tёQendrёs Shqiptaro-Amerikane Islamike nёChicago,

Check Also

Festivali i sheqerit në Gjermani, ëmbëlsoi familjen shqiptare

Pas një viti përplot shpresa e ankth, më në fund gjithçka ka përfunduar mirë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqip Radio - Dukagjini.com
%d bloggers like this: