EX Press TV : Interviste me z.Ibrahim Egriun atdhetari i shquar nga Dibra heroike

0
289

Interviste me z.Ibrahim Egriun atdhetari i shquar nga Dibra heroike

Interviste me z.Ibrahim Egriun atdhetari i shquar nga Dibra heroike

Unë nuk kam bër asgjë më shumë veçse kam ndjek vullnetin dhe dëshirën time që të jem në shërbim të gjuhës dhe kombit tim,- thotë mësuesi veteran Ibrahim Egriu

Kur flasim për fillimet e një shtegëtimi të imponuar nga rrethanat e kohës, ardhja e mësues Egriut në Suedi edhe sot e kësaj dite shihet si një ardhje shprese për mërgimtarët, ngaqë ai ishte një nga ata mësuesit që diturinë e shpërndante mes nxënësve të ardhur mërgimtarë, ishte ai që me detyrën e gazetarit radion në Malmö e bëri edhe si dritare dije e shprese, dhe ishte ai që nga vullneti shpirtëror  shkruante libra, përpilonte tekste mësimore për bashkëkombasit që ta kenë më lehtë rrugën e shkollimit të tyre jashtë atdheut. 

 

Mësuesi Ibrahim nuk kishte përtuar të dilte e të na priste. Ai si gjithher i qeshur e dashamirës na fal përqafim vllëzëror. Nuk mund ta fshihte gëzimin për viziten tonë, sa gëzohem që nuk më harroni ju të rinjët thot ai dhe syt  i mbushen me lot edhe ne përmallemi.

– Më iken tri dekada të jetës këtu, thot ai dhe pa shumë fjal sikur të rënduar nga vitët e mergimit ngjitemi lart në banesen e tij në Rosengård të Malmös, lagje kjo që njihet si pjesë ku më shumë banojn të huajt.Në një banesë tri dhomshe, të pastër e të mobiluar me shumë shije, mirseardhje na uron e zonja e shtëpisë bashkëshortja e mësues Egriut  Mensurja. Një grua mikëpritëse e bukur dhe zonjë, por që malli e vuajtja sikur i lexohej në ball.

 

Ndërkaq mësuesi Ibrahim rikthehet në kohë..

– Kam shumë qka për të treguar për të kaluaren time, ishte e ngjeshur e me shumë ngjarje, sa të dhimbshme e sa të mundimshme po aq interesante.        Unë jam i lindur në 1939- në Maqellar të Dibrës, vit ky qe lidhet me ndarje dhe pushtim. Ishte fat që me kohë e kuptova se vetëm dituria e ngritja do të na shpëtonte nga ajo gjendje që ishim, andaj ju vesha punës, me gjith kushtet e vështira, të mësoj e studioj gjuhën e bukur shqipe, e që më vonë të kisha mundësi t’i ndihmoja edhe të tjerët. Dramaturgjia , të cilës ju përkushtova me mish e me shpirt, do të më ndihmoj të vë në sken disa nga idet i mia, përmes së cilave do të përcjellja mesazhe revolte por edhe shprese. Në vitin 1979 katër nga dramat e mia u  shfaqen për një kohë në RTV. Edhe pse ato u shfaqen  për një kohë të shkurt ato e tronditen Shkupin. Kujtoj komentin e atdhetarit Jusuf Gërvalla i cili mesazhet e dramave të mia i kishte cilësuar si poetike, si historike dhe si një lëvizje.

Në atdhe mi ndalen të gjitha aktivitetet andaj u detyrova të largohem, fillimisht në Zvicër e pastaj në Suedi

 

Ibrahim Egriu për ti shpëtuar burgut, vendosi të lë vendlindjen dhe të marr rrugën e mërgimit. Duke mos patur mundësi veprimi në vendlindje, meqë pushteti athershëm këtë nuk e lejonte, në vitin 1984 migroi në Zvicër nga atje erdhi në Suedi, ku vazhdoi aktviitetin e tij atdhehdashës.

 

 – Si mësues dhe intelektual i  kisha vënë obligim vetës  të ndihmoj aty ku mundem dhe sa të mundem. Në një podrum në Suedi dham betimin se do të përpiqeshim me të gjitha forcat të ndihmonim në të gjitha drejtimet. Unë hapa radion në Malmö, shkruaja, botoja e përhapje fjalën shqipe gjithandej. Mu desht fillimisht vet të kaloja të gjitha kurset e gjuhës. Pastaj angazhohem edhe ne Lidhjen Shqiptare në Botë. Ata më zgjodhën kryetar për Skandinavi, përkundër asaj që mësues kam dasht të jem gjithmon, nuk dua tituj më të mëdhënjë. Titulli im nuk është as profesor është mësues dhe dëshira ime e vetme është që të ruhet gjuha e pastër shqipe.

Zoti Egriu ishe njëri nga ata që mërgatës në Suedi i dha fuqi qëndrese, shpresë atdheu, forcë identiteti dhe rrugë integrimi në shoqërinë e re

 

Këtë ai e dëshmoj në  fillimvitet 90-a kur  pos tjerash dallohet  edhe me punën e madhe në kuadër të Lidhjes së arsimtarëve shqiptar të Suedisë.

– Kishte mbi 7000 nxënës shqiptar. Të angazhuar ishin mjaft arsimtar deri në doktor shkencash që kishin ardhur në Suedi, edhe unë isha njëri nga ata. Në tërë Skandinavinë shpërndaja falas tekste shkollore, botova dhe shpërndava Gramatika Suedishte -thot Ibrahim Egriu mësuesi entuziast i cili pa u lodhur shpërndante rreze drite mbi gjuhën shqipe.

A mendon se përkrahja suedeze ndaj mërgimtarëve ka qenë në nivel apo a mendon se edhe mërgimtarët  kanë qenë në nivlein e sjelljes së mirë në shtetin e tyre?

Nuk mund të gjëj fjal falenderuese për Suedin, si shteti më i shquar për demokraci e liri njerzore. Këtu ne gjetëm mbështetje nga enti shteror i arsimit të botojm libra që nga abetarja, gjeografia e dituria shoqrore. E përshëndes me sintagmen faleminderit Suedi na ka nderua shumë. Në vazhden e ngjarjeve tronditëse të popullit tonë sidomos në Kosovë mergata ka luajt një rol të rëndësishëm

 Të gjith u angazhuam me mish e me shpirt ta ndihmojm, tek tuk ka pas ndonjë rast se kan treguar shembuj jo te mirë, flas për vitet 92 në shtator tetor, kur ministrersha Frigebo deklaroj se ne shqiptaret e kemi tradit vjedhjen, lidhja shqiptare ne botë, shumë indivit e organizata e shoqata reaguan, dhe ajo e terhoqi. Ndërsa nga aktivitetet interesante do të veqoja 11 greva urie gjithsejt me Anders Västman, atë njëri duhet ta shperblejm për punë dhe kontributin që ka dhën për qështjen shqiptare thot Ibrahim Egriu,

–                   Si njeri që përherë lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në tërësi e ka patur ideal, a është plotësuar ajo që mund ta quajmë ëndërr lirie e atdhetarëve?

–                    

Endrra më e madhe e gjith shqiptarve, ëndrra shekullore bashki i të gjith shqiptarve në një shtet të vetëm naryral, se etnike stë lan prandej natyrale eshtë më e kapshme. Londra të ban korigjime ti lejon shqiptarët..

Së shpejti mendoj ta nxjerr në drit librit tim me tirull  “ gjurmët e jetës” libër autobiografi. Mos iu ke kthyer sërish dramaturgjisë?  E pyes ..Po po kam vazhduar edhe këtu me dramaturgjin, por më interesante ka qen se drama ime “ Ditëlindja” u shfaq në 100 vjetorin e pavarsis nga nxënsit e gjimnazit në Dibër të Madhe, jam ndier i lumtur për këtë thot mësues Egriu.

 

Si do ta përshkruaje me pak fjali nocion mall vendlindjeje?

 

– Nostalgji mall.. kurbeti është plagë e rënd, por dasht zoti që fëmijët tan niprit e mbesat të mundohen me mish e me shpirt ta ruajn traditat dhe zakonet shqiptarve. Fëmijët tan të mundohen për fëmijët e vet. Thot mësuesi i urt Egriu, derisa Mensurja na tregon një ngjarje  kur njëri nga djemt e tyre kishte shkuar për vizit në vendlindje, prej Mavrovës kishte qar, djali e kishte puthur tokën se nuk e kishte par 7 vite..qka mendon ti a e din prej kur skam ardh këtu, dhe pikojn lotët sikur malli, nuk është leht , këtu nuk jemi keq, por kurr se kam lakmuar as nuk e lakmoj thot Mensurja e cila për dekada punoj e kontriboj bashk me mësuesin Egriu. Në Dibër ndihemi më mirë,por gjithmon zemra kërkon niprit, mbesat të cilet jan këtu

 

Zoti Ibrahim Egriu, emri juaj ndër shqiptarët e Suedisë është jo vetëm simbolikë, është një domethënje dhe një vlerë që ngërthen pasurinë intelektuale prej mësuesi e pedagogu veteran, që paraqet shembëlltyrën e atdhetarit stoik të Dibrës trime.

Si u bë që Ibrahim Egriu, të kalojë dekada jete në mërgim, në Skandinavinë nordike?

Ishte fati dhe rrethanat jetësore. Unë, si pjesë e këtyre fateve shqiptare përherë isha në lëvizje, bëja atë që kisha mundësi si pedagog, si mësues, si njeri i pendës e gjuhëtar, me zemrën dhe dashurine për nxënësit që pa fajin e tyre po fillonin  rritën e tyre në mërgim. E mësuesi a ka detyrë më fisnike se të edukoj brezat, e veçmas që t’ua mësoj gjuhën tonë të ëmbël. Nuk jam penduar asnjëherë për punët që i kam bërë, se sot, kënaqem kur ata flasin aq bukur gjuhën shqipe. Sot, ndjej gëzim kur në takimet me ata që i edukova nëpër vite ndëgjoj fjalët më falënderuese për punën që kam bërë, në përhapjen  e gjuhës dhe fjalës së bukur shqipe.

Ne bënim organizime të shumta, ngaqë aq sa bënim punë me bashkëkombasit për aq i bëhej një e mkirë rrugës për lirinë dhe pavarësine e Kosovës, i bëhej një gur më shumë kalasë së qëndresës në trojet tona etnike…

Suedezët me të cilët kam biseduar më kanë thënë se organzimet  më të mira të të huajve janë bërë në kohën kur ti ke qenë i angazhuar në shoqata. Për mua kjo ishte një mirënjohje, një stimulim…  

Famlija Egriu në Malmö mbeti vatër e dijes, si odë bujare, si qerdhe organizimi dhe si shtyllë identiteti, për shumë gjenerata. Shtëpija e Familjes Egriu ishte dhe mbeti një vatër ku takohen breza e kultura. Katër djem me nuse, nëntë  nipa  e mbesa, tash edhe dy stërmbesa …janë pasuria dhe shpresa e gëzimi i Ibrahimit dhe Mensures, bashkëshortëve dibranë që një pjesë të madhe të jetës, anipse në mërgim e dedikuan për kombin .

Biseda në familjen Egriu vazhdon po koha kalon shpejt, nuk hetohet se tregimi interesant i së kaluarës nga dy dibranët mikpritës do të ishte reportazhi i ardhshëm i Radio Kosova në Malmö, po të rikthehej edhe njëherë me zërin e tij reporteri dibran Ibrahim Egriu…. gazetari që shkruajti fragmentet të dekadave kur shqiptarët kishin nevojë për përkhaje të botës demokratike…- gazetari që i kontribuoi informimit të shpejtë e të drejtë për tablloidin liridashës  shqiptarë…

Por, nga kujtimet që stolisin memorjen e mësuesit Egriu, përkundër modestisë së tij si shenj dallluese, është edhe arkiva e pasur që përmban udhëtimet, takimet e shumta, njerëz e shtete të ndryshme, miqë të shumtë që përkrahën pa kursyer çështjen shqiptare, ndër ta edhe senatori amerikan Bob Doll…

Me nderime: Elhame Zhitia, veprimtare Uppsala-Suedi.

Intervista u botua ne librin qe keto dite doli nga shtypi:

“Gjurmë shqiptare në Suedi”

 

NO COMMENTS

Leave a Reply