Dibra Ime : Dibra: Na iku gjith rinia në Amerik, nuk duam të dëgjojmë për politikë

0
642

Dibra: Na iku gjith rinia në Amerik, nuk duam të dëgjojmë për politikë

www.dibraime.com              2 April 9, 2014

Dibra: Na iku gjith rinia në Amerik, nuk duam të dëgjojmë për politikë

Këto ditë  nga Dibra për në Amerikë ilegalisht  janë nisur 30 dibranë, me një shumë prej 20-25 mijë dollarë për person, për të kaluar kufirin nëpërmjet Meksikës. Një familje dibrane rrëfen historinë e largimit të djalit të tyre për në Amerikë së bashku me shumë shokë të tjerë.

Sipas rrëfimit të kryefamiljarëve, bëhet fjalë për një grup prej 20 – 30 persona që janë larguar për një jetë më të mirë për në Amerikë. Ata ende nuk dinë asgjë se si ka shkuar kjo rrugë e mundimshme dhe e kushtueshme e djalit të tyre.

“Nuk di si të flas dhe si të tregoj për djalin që më shkoi në Amerikë. Nisja e tyre ka ndodhur tre javë më parë, por ishin në vend të sigurt ku i prisnin njerëzit e tjerë. Djali doli  nga shtëpia në mesnatë  duke më porositur se do jetë rrugë e gjatë. Nuk i besoja vetes se do më shkulet një pjesë e zemrës nga trupi im. Unë edhe gëzohem edhe mërzitem. Gëzohem që arriti gjallë , mërzitem dhe dëshpërohem që mbeta pa djalin tim. Është një rrugë tepër e rrezikshme, shpenzim i madh  dhe sakrificë tejet e madhe. Si për çudi të gjithë kanë arritur atje, në Amerikë. Nisën  prej Dibre, nga Ohri apo Shkupi, ose edhe nga Prishtina,  ilegalisht arrijnë drejt në Meksikë më pas në Kanada dhe në fund në SHBA, këto vende mi ka përmendur djali, unë nuk di asgjë më shumë” u shpreh M.B. nga Dibra.

“Nuk dua të dëgjoj për parti politike, vijnë bëjnë mitingje për vota, për karriget e tyre, nuk dua të dëgjoj për politikë, për asgjë, krejt gënjejnë, Dibra ka mbetur fshat, sepse edhe ashtu e trajtojnë ata lart në Qeveri, fshat i mjerë. Do i mallkon Zoti ato pushtetarë që na lanë pa fëmijë, do e vjellin bukën tonë, haramin dhe vjedhjet, u shpreh e revoltuar M.B., nëna e të riut që ikur para një kohë në Amerikë.

Në kohë të fundit është shtuar së tepërmi migrimi i rinisë dibrane kryesisht në SHBA, Gjermani, Zvicër etj, ndërsa ata që kanë mbetur këtu shpresojnë për ditë më të mirë”, u shpreh Qeram B. nga Dibra, prind i dy fëmijëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Amerikë, transmeton Portalb

Sipas informatave të marra, në këtë grup ka pasur dy gra, tre  fëmijë të vegjël dhe tjerët të  rinj të moshës 20-45 vjet.

Dibranët ka edhe raste kur  kanë shkuar nga Italia, me pasaporta italiane, kuptohet ata që dinë gjuhën italiane, në Spanjë dhe kanë arritur në Floridë. 20 mijë dollarë janë një shumë tepër e madhe por siç thonë ata që gjinden tani në Amerikë, për një vit do të nxjerrin paratë dhe do të vazhdojnë një jetë më të mirë.

NO COMMENTS

Leave a Reply