Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Të shkruash për profesorin e nderuar, Ibrahim Egriu

Të shkruash për profesorin e nderuar, Ibrahim Egriu

VARIACIONE JETE – PLOT SFIDA KOMBËTARE

 

PROFESORI NË SHËRBIM TË ATDHEDASHURISË

      • Ai, dy dekada me rradhë, u dha zë shqiptarëve në mërgim dhe zemër atdheut të vuajtur !”Illyria”, 4 korrik 2003

Osman Xhili

 

Të shkruash për profesorin e nderuar, Ibrahim Egriu, është sa e lehtë aq edhe e vështirë. E lehtë sepse jeta e tij është e ngjeshur me një aktivitet të begatë arsimdashës e patri otik. E vështirë, sepse nuk mundesh të pasqyrosh gjithë këtë material të bagatë brenda kornizave të një shkrimi apo emisioni televiziv.

 

OSMAN XHILI-SHKRIMTAR

 

Lindi më 1939, në Maqellarë të Dibrës, vit që përkon me pushtimin fashist të Shqipërisë.Ishte ky një mesazh i qartë se jeta e tij do të ishte për herë e trazuar, e ai si një skaf i shpejtë do të kapërcente në shpinë të dall dallgave për të aritur bregun.

Kombi i tij rënkonte. I ndarë e i copëtuar në disa shtete, zemra në Tiranë, gjymtyrët në Prishtinë e deri në Shkup, degë të tjera në Europë e botë. Ibraimi i ri e kuptonte se për të kryer misionin e tij duhet të ishtë i ditur, duhej të nxëje vetë e këtë dituri t’ua jepje më pas të tjerëve. Mbaroi arsimin e mesëm e më pas të lartin për gjuhë letërsi. Jo më kot e zgjodhi këtë degë pasi gjuha e leximi për momentin ishin më të rëndësishmit. Ky komb duhej ta kultivonte e mbante gjallë gjuhën e tij e vetëm përmes saj të mbijetonte.

Profesori, atëherë i ri, hapsirë të veçantë i përkushtoi dramaturgjisë. Kjo gjini mund t’i jepte mundësi për t’i dhënë popullit të tij mesazhe për revoltë. Ishin ato mesazhe se makina e vjetër luftarake po jepte shpirt.

Viti 1979. Katër drama të vëna në skenë e që për herë të parë gjashtë javë rrjesht u shfaqën në seri në R T V. Katër drama, që tronditën jetën intelektuale të Shkupit. Kishte në to fllad, kishte revoltë, jetë, lotë e shpresë. Ishte shpirti i shqiptarit që nuhaste lirinë që po avitej. Të tilla ndjenja provokuan dramat e Ibraimit që tashmë kishte filluar të piqej. Por makina luftarake nuk mund të lejonte gjëra të tilla ti kalonin nën hundë. Ajo do të ishte një shkatërim për të.

Ibrahimi e nuhat atë ç’po gatuhej rreth tij. Një tjetër furtunë do të frynte e kosiste intelektualët shqiptarë. Ai nuk do t’ia lejonte vetes të plasej në burg. Nata e tmershme e vitit të Ri 1969 ishte akoma e freskët në kujtesën e tij.

Iku në Zvicër, e më pas në Suedi. Iku atje ku fjala është e lirë, ku fjalën nuk e prangosin, ku buzët që e shqiptojnë ate nuk i mbyllin, ku duart që e shkruajnë nuk i lidhin. Iku me një brengë në zemër, por edhe me një përkushtim. Ndoshta akoma më shumë do t’i jepte çështjes shqiptare, do t’i jepte trupin dhe shpirtin e tij.

Më 05. 05. 1986 hapet në Suedi radioja e parë shqiptare, ku Ibrahimi ishte truri i saj. Ishte redaktori, regjisori, gazetari, ndërlidhësi. Netë të tëra, kujton profesori, e gdhinim në një divan të thjeshtë aty në studio, duke shkruar në një makinë shkrimi të thjeshtë nga 30-40 faqe për çdo emision. Pinim kafe, cigare

e haronim shpesh dhe bukë të hanim.

Por sidoqoftë, pas viteve 90-të çështja shqiptare do të diskutohej në shumë media e tryeza të politikës botërore. Ishin vite të vështira, por shpresëdhënës. Dhuna e represioni ndaj shqiptarëve bëjnë që të largohen vetëm në Suedi rreth 60.000 veta. Kush do t’i dallonte këta njerëz më pas se janë shqiptarë, po të mos ishte gjuha? Kjo pyetje vërtitej pa pushim në kokën e profesor Ibraimit e kolegëve të tjerë. Përpjekjet e tyre spontane duheshin organizuar në një shkallë më të lartë, më efektive.

Më 30. Maj 1992 krijohet L.A.SH., Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë. Nuk ishte thjeshtë një emër, një organizatë fantazmë, një shoqatë si të sotmet që gëlojnë gjithandej për të vjedhur në mënyrë moderne. Ishte një staf pune me 266 pedagogë që mësuan pa asnjë shpërblim 7200 nxënës në
72 kampe anë e mbanë Suedisë. Madje si të mos mjaftonte kjo dhe tekstet shkollore duhej të hartoheshin. Dhe shumë shpejt nxënësit mbanin në duar gramatikën Shqip – Suedisht, antologji, histori, gjeografi e plot të tjera.A mund t’i harojnë këta nxënës vite më vonë mësuesit e tyre, këta heronj që ditën t’u sjellin dritën kur ajo po mekej, që u mbollën krenarinë e të qenit shqiptar kur arë po e hidhnin si një maskë të pavlerë?
Me siguri jo. Emrat e tyre janë gdhendur në botën e të gjallëve, por me sigori edhe Zoti i gjithësisë do tu ofrojë vende të këndshme në xhenet ku rrjedhin lumenj të mrekullueshëm.

7000 shqiptarë mbahen në burgjet sërbe. Ata kërkojnë për avokat mbrojtës popullin shqiptar, atë që i lindi dhe i rriti këta trima. Zëri i Ibrahimit bashkohet me të shqiptarëve të tjerë për të sensibilizuar organizma vendimmarrës në botë. Ai bashkon jo thjesht zërin, jo thjesht pendën e tij të mprehtë, por shumë më tepër. Bëhet organizator i Grevës së urisë në Malme. Natën e Vitit të Ri 2000 kur njerëzit hanin e pinin gjëra të zgjedhura, profesori me shokë luftonte mes jetës dhe vdekjes. E ç’farë mund të jepte profesor Egriu më shumë se jetën e tij? Por jeta i duhej akoma se punë të tjera të mëdha e prisnin përpara.

26 – 27 Nëntor 2001. Në Prizrenin historik, në Prizrenin e kongreseve, kuvendeve të mëdha mblidhet Lidhja Shqiptare në Botërore. 1600 delegatë që nga Australija e largët, Amerika, Europa e nga trojet amtare, miratuan njëzëri Platformën e bashkimit kombëtar në paqë e për paqë. Të forcohet uniteti kombëtar e të kërkohen të drejtat e liritë e nëpërkëmbura shqiptare. Fjala e kryetarit Kuzhnini pasohet nga shumë të tjera. Profesor Egriu vinte në cilësinë e kryetarit të L.Sh.B. – së për vendet skandinave si dhe ishte në Kryesinë e punës së Kongresit. Fjala e tij pritet me nderim e respekt të ve]antë.

Pjesëmarrësit mendojnë se është koha për një Institut shqiptar të studimeve gjeostrategjike, abetare dhe histori të përgjithshme kombëtare. Ishin këto delegatë përfaqësues të rreth 15 miljon shqiptarve kudo në botë që duket se po rizgjohen nga koma.

Profesor Ibrahim Egriu (në mes) me djemtë e tij, nga e makta në të djathtë Dritani, Sazani, Luzlimi dhe Jashari

Në krah të profesor Egriut, e shoqja e tij Mensure, një grua akoma simpatike edhepse mosha bën të sajën. Një miku im teolog, emrin e saj e përkthen si ndihmëtare. Vërtet e tillë ka qenë zonja e tij fisnike duke mbështetur për 50 vjet rrjesht punën titanike të profesorit. Ato janë bashkë, kanë dhe katër djem të mrekullueshëm, që punojnë në biznese serioze e të ndershme duke u përpjekur ta çojnë më tej punën e babait të tyre. Në veçanti, fjalë miradie, profesori shfaq për djalin e tij-Sazanin, i cili gjithmonë iu gjënd pranë gjatë spikerimit e që dëgjuesit në Suedi e SH B A, për shkak të diksionit të tij radiofonik e të këmbueshëm, ia dhënë epitetin:-zë bilbili !

Profesori sapo ka mbushur 73 vjet. Ndër urimet e shumta që i kanë ardhur nga të katër anët e botës do të veçonim atë të letrarit, Beqir Elshani:

Ti je një lumë dibran që kurrë nuk ndalesh, dhe fare nuk do t’ia dish për stuhinë dhe rrebeshet. Sa më shumë që ka furtunë, aq më shumë shkruan dhe ti, meqë në zjarr njihet ari dhe në erë valon flamuri kuq e zi. Atje ku ka revoltë, atje je dhe ti, atje ku ka fitore atje je dhe ti. Të lumtë dhe dalsh faqebardhë !

Me respekt,OSMAN XHILI-shkrimtar, Maqellarë – Shqipëri

Check Also

Shkencëtarja shqiptare shpërblehet me Çmimin Ndërkombëtar në Neuroshkencë

Edhe për shqiptarët ka shpresë! E kjo shpresë në të shumtën e rasteve vjen nga …

One comment

  1. Shkrim i mrekullueshem dhe i merituar per prof Ibrahim Egriun nder i vecante ta kem njohur nga afer aktivitetin e tij te pandaleshem Jetgjatesi e shendet i uroj
    M Kelmendi

Komentoni

%d bloggers like this: