Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Shoqata / Shoqata Atdhetare Dibra apelon per regjistrimin e dibraneve ne SHBA, per votime

Shoqata Atdhetare Dibra apelon per regjistrimin e dibraneve ne SHBA, per votime

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA, New York

 

 

 

 

 

 

Shoqata Atdhetare Dibra, e cila, vepron ne SHBA thekson se humbja e nje deputeti ne 2011 ne diaspore ishte rezultat i mos regjistrimit te tyre ne vendet ku jetojne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

STATEN ISLAND NYC : “Apelojme tek te gjithe ju te nderuar bashkevendes qe te regjistroheni, pra qe ju dhe institucionet tona ne vendlindje ta dine, te pakten numrin e perafert te dibraneve dhe per te nxjerr ne zgjedhjet e ardhshme, me 26 Prill 2014 numrin e votuesve, dibran ne diaspore.

 

Ku siç e dini me ligjin e ri te Maqedonise , diaspore jo vetem qe ka te drejte te votoje por ka te drejte te kete edhe deputetin e saj nga diaspora perkatesisht nga SHBA – Kanada, ku mendohet se jetojne me shume se 15 mije dibrane”, thuhet ne njoftimin e Shoqates Atdhetare Dibra (SHAD).

 

 

 

 

Ne thirrjen e saj per regjistrimin e komunitetit dibran, Shoqata Atdhetare Dibra thekson se “ka ardhur koha dhe e lypen nevoja qe te ndihmojme: vetveten, njeri-tjetrin dhe Dibren e mbetur jetime”.

 

 

 

 

“Fatkeqesisht shkas i mosregjistrimit, shqiptaret humben deputetet e diaspores ne Evrope dhe SHBA e Kanada per ne Parlamentin Maqedonise, ne zgjedhjet e vitit 2011. Keta deputete u humben vetem sepse shqiptaret nuk ishin te regjistruar. Vetem 84 vota ishin te shqiptareve ne SHBA dhe Kanada, kundrejt 560 te maqedonasve , çka ju vte e dini se eshte absolutisht jo relae dhe nuk i pershtatet realitetit me numrin e shqiptareve”, thuhet me tej ne njoftim.

 

 

 

 

Ne kuadrin e regjistrimeve zyrtare te shqiptareve ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Shoqata Atdhetare Dibra per dibranet ne Amerike ka prezantuar nje projekt te iniciuar nga dhjetera familje dibrane ne SHBA, te cilet kerkojne regjistrimin e popullsise dibrane ne Amerike.

 

 

 

Kjo shoqate ne nje njoftim elektronik nepermjet web faqes se saj u drejtohet te gjithe dibraneve ne Amerike, te mos e humbasin kete rast per t’u regjistruar.

 

 

 

 

Shoqata Atdhetare Dibra, gjithashtu, ju mundeson qe regjistrimin t’a beni duke klikuar ne formularin per regjistrim ne faqen e internetit http://www.jotform.com/form/11663557453 .

 

Check Also

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Shoqata Atdhetare Dibra, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, …

Komentoni

%d bloggers like this: