Shërbimi sekret serb nxit shqiptarët të shkojnë në Siri?

0
257

13 Mars, 2014 |

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, vlerëson se shërbimet sekrete nga Ballkani nxisin vullnetarët shqiptarë të shkojnë të luftojnë në Siri.

“Këto shërbime sekrete i nxisin shqiptarët vullnetarë të luftojnë në Siri në radhët e opozitës së atjeshme që lufton kundër forcave qeveritare”, citon ‘Lajmi’ deklaratën e Latës për gazetën ‘Dnevnik’ të Shkupit .

Lata haptazi ka shfaqur dilemën se motivi kryesor për shkuarjen në Siri, nuk është lufta për fenë islame, por futja e hutisë dhe përçarjes. Ai thotë se me këtë punë merren të gjitha shërbimet në rajon, por më së tepërmi shërbimi sekret serb, transmeton gazeta “Lajm”.

“Më së tepërmi me këtë punë merret shërbimi sekret serb, por edhe shërbimet e tjera. Qëllimi është të përhapet përçarje mes muslimanëve dhe ata të përplasen mes veti. Të rinjtë shqiptarë e pranojnë këtë lloj të indoktrinimit sepse dëshirojnë të ndjehen të rëndësishëm dhe faktor me peshë.

Pas kësaj nuk qëndrojnë predikime radikale islame dhe në Maqedoni nuk ekzistojnë islamikë radikal. Shqiptarët në Maqedoni nuk as ideologji e as mundësi materiale për islam të tillë”, ka thënë Lata për “Dnevnik”.

NO COMMENTS

Leave a Reply