Sela përsërit: “Qëndrojë prapa Degës së Strugës”

0
281

 

Kreu i Strugës Zijadin Sela sot ka përsëritur qëndrimin e tij tanimë të njohur se: “qëndron pas çdo vendimi dhe pas çdo deklarate, që ka miratuar Dega e PDSH-së Strugë”, duke u zotuar se, “kështu do të qëndroj deri në fund”. Porosia e këtillë e kreut strugan, ka ardhur pas takimit të tij të sotëm me ambasadorin e Zvicrës dhe atë të OSBE-së.

“Zijadin Sela, është anëtar i PDSH-së, antarësinë e tij e ka paguar në Nëndegën e tij në fshatin Livadhi, pastaj është anëtar i Kuvendit të Degës-Strugë dhe anëtar i Kryesisë qendrore. Prandaj duke qenë kështu Zijadin Sela qëndron pas çdo vendimi dhe pas çdo deklarate, që ka miratuar Dega e PDSH-se në Strugë dhe do të qendroj deri në fund. Ne ketu në Strugë duam të fitojmë, i kemi te gjitha kushtet për të fituar, sic edhe e dëshmuam në zgjedhjet e fundit lokale, se ne kemi kapacitet të fitojmë, prandaj i fituam te gjitha partitë në Maqedoni, tani duhet përsëri të fitojme dhe ky është qëllimi i vetëm i degës së Strugës, nëse dikush do që ne të humbim këtu në Strugë, ne nuk do ta lejojmë këte të ndodhë, nuk do te dakordohemi me listën” tha Sela.

Lidhur me takimin e shumpërfolur dje, në ambasadën e SHBA-ve, Sela deklaroi se është në vazhdën e takimve, qe ai si kryetar i komunës i realizon me ambasadorë te vendeve të ndryshme.

“Kam pas takime me ambasadën e SHBA-ve edhe me herët. Takimi ishte në vazhdën e takimeve që i bëj si kryetar i komunës së Strugës”, ka thënë Zijadin Sela.

NO COMMENTS

Leave a Reply