Refik Kosovrasti dibrani në Amerikë, që nuk e harron asnjëherë Dibrën

0
467

Refiku shkoi në Dibër për të realizuar një donacion për shkollën nëntëvjeçare”Penestia”, por, ai nuk ka dëshirë të flasë për shumën e mjeteve që ndanë për aktivitete humanitare në shumë sfera. Megjithatë, institucionet lokale, organizatat dhe shoqatat që ai i ka ndihmuar, thonë se bëhet fjalë përpërkrahje humanitare me shuma të larta

Dibër e Madhe : – Një ndër humanistët më të dalluar mes mërgimtarëve dibran në SHBA është Refik Kosovrasti. Humanizmi i tij nuk njeh kufij, sidomos kur janë në pyetje dibranët në vendlindjen e tij. Edhe pse ai emigroi shumë vite më parë, interesimi për t`i ndihmuar Dibrës, ka mbe-tur gjithmonë prioriteti i tij dhe karakterizohet me ndihma të shumta në përkrahje të arsimit di-bran, objekteve fetare dhe ndihmave të drejtpërdrejta për shtresat e varfra. Fon-dacioni i familjes Kosovrasti që funksionon në New Jersey, ku edhe jeton Refiku, ndihmon edhe di-branët në nevojë në SHBA. Karakteristikë e Refikut është që di të dallojë gjakun, mikun dhe shokun, por për të gjithë ai ka qenë solidar me fis-nikëri të veçantë, dhe këtë asnjëherë nuk e ka deklaruar.

Refik Kosovrasti, 55 vjeçar, nga vendlindja e tij Dibra e Madhe ka emigruar në Amerikë vitin 1976

Si shumë dibran,edhe ai i gjetur i ivetëm në dhe të huaj ka marrë përkrahje nga di-branët në SHBA të cilët i kanë ofruar punë. Refiku për një kohë të shkurtër e hap biznesin e tij, së pari disa piceri, e më pas mer-ret edhe me blerjen dhe dhënien me qira të bane-save kolektive, mes të cilëve një ka edhe në Men-hatën, qendrën e njohur të Nju Jorkut.

Si menaxher i mirë, ai ka formuar një bazë të fuqishme mate-riale nga e cila një pjesë të mirë ai dhe familja e tij e ndajnë për aktivitete hu-manitare. E tërë familja e Kosovrastit është humane,si bashkëshortja Afërdita,ashtu edhe tre fëmijët të cilët pas mbarimit të fakul-teteve një pjesë të mirë të kohës ia kushtojnë ak-tiviteteve humanitare.

Medihaja është vajza e Re-fikut e cila pas mbarimit të studimeve shoqëroro-poli-tike është anëtare e një or-ganizate për organizimin e të rinjve shqiptar në SHBA. Ajo, me sukses ud-hëheq edhe fondacionin familjar i cili ka mjete të cilat u dedikohen familjeve dibrane në vendlindje, sidomos në sferën e arsim-it dhe problemeve sociale.

Familja e Refikut është mes familjeve dibrane të cilët vendosën që fëmijët e tyre të shkollohen, e jo të bëjnë punësimin e tyre duke i lënë pa shkollë. Kjo është një trend mes di-branëve mes gjeneratës të fundit dhe sot, pjesa më emadhe e familjeve dibrane kryesisht fëmijët i shkol-lojnë.

Refiku vazhdimisht shkon në vendlindjen e tij qytetin e Dibrës së Madhe Ai ishte kohët e fundit në Dibër që të realizojë një donacion për sanimin e disa klasave në shkollën nëntëvjeçare”Penestia” me ç`rast thotëse ai gjithmonë në mendimet të tij në mërgim ka qenë dhe është dëshira që të ndihmojë Dibrën. Por, ai nga thjeshtësia që e karakterizon – fjalë pak e punë shumë si i themi ne shqiptarët, nuk ka dëshirë të flasë për shumën e mjeteve që ndanë ai dhe familja e tij për ak-tivitete humanitare në shumë sfera të jetës së përditëshme.

Edhe përkundrejt këtij fakti, in-stitucionet lokale, organi-zata dhe shoqatat, thonë se bëhet fjalë për përkrah-je humanitare me vlera të larta. Sipas Myftinisë së Dibrës, Refiku ka dhënë donacione të fuqishme në sanimin dhe ndërtimin të shtatë xhamive të Dibrës, duke përfshirë këtu edhe xhaminë më të re të “Sahat Kullës”, e cila karakterizo-het me 100 dritaret të oborrit të saj, kushtuar 100 vjetorit të pavarësisësë shtetit shqiptar.

Në këtë institucion fetar thonë se gjithmonë kur ka nevojëpër donacione, Refiku është një ndër ata të cilët përgjigjet shumë shpejtë.Shumë familje dibrane thonë se nga Fondacioni”Kosovrasti” kanë përkrah-je sociale në kontinuitet. Solidariteti shpesh i pathënë publikisht, por i dukshëm në mesin e njerëzve, ka qenë edhe për situata të ndryshme në vendlindje./Vjollca Sadiku/

NO COMMENTS

Leave a Reply