Peshkopia, Dibra e Madhe dhe Kosova u bashkuan në protestën kundër devijimit të lumenjve

0
432

Lumi Radikë dhe Vjosë si çështje parësore e popullit dibran, bashkoi sot në Peshkopi të gjitha trojet shqiptare për ti thënë “Jo” projektit kundër devijimit të lumenjve, Radika dhe Vjosa.

Projekti “Fusha e Lukovës “ duke irrituar pa masë  banorët  e dy Dibrave , këndej dhe andej kufirit, organizuan protestën e radhës në qytetin e Peshkopisë.

Në këtë protestë  përveçse  qindra banorëve të këtij qyteti, morën pjesë edhe personalitete të ardhur nga trevat e Maqedonisë, Kosovës dhe  Preshevës.  Protestës ju bashkuan edhe kryetari i Peshkopisë, Ilir Krosi dhe kryetari i këshillit komunal të Dibrës së Madhe në Maqedoni, Bashkim Mashkulli.

Protesta e ditës së sotme u zhvillua nën moton; “Stop strategjisë dhe grabitjes të pasurive tona shqiptare nga serbët”.  Lëvizja qytetare dibrane si dhe  Besëlidhja e ujërave shqiptare, pjesëmarrëse në këtë tubim, kundërshtuan me forcë edhe njëherë projektin vdekjeprurës të Serbisë, siç e konsiderojnë ata, për daljen në Detin Egje.

Organizatori i protestës, kryesuesi I OJQ-ve në Peshkopi  Munir Hoxha, potencoi rëndësinë e kësaj proteste të dytë duke theksuar  se pas tre muajve të neglizhencës nga ana e qeverisë maqedonase, ishte e udhës të organizohet edhe kjo protestë në saj të pakënaqësisë së  banorëve nga të dy anët e kufirit.  .Sipas oratorëve që morën fjalën në këtë tubim, u tha se arsyeja e vërtetë e devijimit të lumit të Radikës, lidhet me një ëndërr të kahershme serbe, që përkon me vitin 1847.

Sipas këtij projekti në mungesë të mos daljes serbe në Adriatik, është punuar për një variant rezervë atë të rritjes së nivelit të ujit të lumit Vardar, për të plotësuar kushtet që ai të bëhet i lundrueshëm, me qëllimin e daljes së Serbisë në Detin Egje.

Mirela Korumi , profesoreshë në gjimnazin e Dibrës si dhe asistente pranë USHT-së, potencoi se “Koncepti ideologjik i këtij projekti tanimë dihet, të marrin lumenjtë dhe t’i shterojnë për interesa gjoja ekonomike në të mire të vendit, ndërkaq interesi është i qartë, të bëhet i lundrueshëm lumi Vardar, ndaj ka ardhur koha që marrëzisë ti thuhet stop si dhe shkeljes brutale të t; drejtave të banorëve të kësaj treve, theksoi Korumi.

Samet Abduli, përfaqësues i Shoqatës “ Të bashkuar për Rekën” para të pranishmëve tha “ Banorët e Rekës janë të hendikepuar që nuk e dine gjuhën shqipe edh epse na lidhin shumë punë. Njerëzit e këtij rajoni janë me vlera dhe dinjitet, kanë fituar shumë beteja në histori se besoj se tani së bashku me popullin e matanë kufirit do të fitojnë edhe këtë betejë, betejën e Radikës”, theksoi Abduli.

Inxhinieri  dhe poeti Agim Doçi, si pjesëmarrës nga “Beslidhja e Lumenjve” arriti në Peshkopi për t’ju bashkangjitur protestës ku tha se “ Aktualisht është firma maqedonase bashkëfinancuese më Bankën Botërore për realizimin e këtij projekti, në dëm të shqiptarëve këndej dhe andej kufirit, duke cenuar dhe anashkaluar të gjitha konventat ndërkombëtare të ujërave. Sipas Doçit, projekti për devijimin e Radikës nuk dëmton vetëm Shqipërinë, por të gjithë shqiptarët kudo që janë, e në veçanti tri komunat e Kosovës  Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sepse kësaj pjese i kanoset rreziku që përsëri të ndahet në dy pjesë, duke ia grabitur edhe atë pak pasuri jetike që e kanë.

“ Projekti ekziston dhe atje punojnë firma kineze. Unë do ja pres këmbët Gruevskit sepse ju kam Ju, i kam projektet në dorë dhe ndër këta dokumente kam edhe projekt në gjuhën maqedonase, një gjuhë miau, miau, që ska kuptim. Tirana është bërë nga dibranët ndaj të gjitha bashkë duhet të luftojmë kundër devijimit të lumenjve për të ardhmen e fëmijëve tanë, tha Doçi.

 

NO COMMENTS

Leave a Reply