Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Dibra / Lumi Radika do ta ‘vërshojë’ Parlamentin Evropian

Lumi Radika do ta ‘vërshojë’ Parlamentin Evropian

Çështja e lumit Radikë mund të diskutohet edhe në Parlamentin Evropian (PE). Këtë e bëri të ditur Emir Alili, banori i Rekës që jeton në diasporë të Italisë i cili parashtroi një kërkesë në formë peticioni kundër devijimit të lumit Radikë.

Emir Alili për Portalb thotë se shkresa në fjalë është shtruar si çështje te Parlamenti Evropian e cila do të vendos si do të vazhdojë ky peticion.

“Nëse eventualisht PE pas analizës së lutjes sime vendosën që ta vazhdon këtë peticion atëherë na hapen rrugët për mënyra tjera për ta mbrojtur lumin Radikë. Çështja parësore e imja në këtë shkresë ka të bëjë me atë se sa Maqedonia i thyen ligjet e natyrës dhe njerëzimit kur është në pyetje devijimi i lumenjve. Në këtë rast Parlamenti evropian duhet të votojë dhe të bëjë analizë informacioni sa i përket shtetit tonë  në lidhje me këtë problem dhe nëse e shikojnë problemin me kujdes,  peticioni im do të merr dritë jeshile”, thekson Alili.

Nëse Parlamenti Evropian bindet në të dhënat tona se ka devijim të lumit Radikë, atëherë kjo çështje do të shkojë në instanca edhe më të larta, si që është Komisioni Evropian, theksoi Alili.

Përgjigja e letrës:

“I nderuar Zotëri.
Në emër të Sekretarit të Përgjithshëm, ju konfirmoj se ne kemi marrë kërkesën tuaj të dërguar me e-mail me datë 13.02.2014.

Peticioni i juaj ka hyrë në Regjistrin e Përgjithshëm me nr. 0382/2014, dhe ju ftoj ta përmendni (përdorni) gjatë gjithë korrespondencave në vijim. Ajo u dërgua në Komisionin e Peticioneve i cili do të vendosë për pranimin e tij. Vlen të theksohet fakti se nëse kjo kërkesë peticioni hyn brenda fushës të aktivitetit të Bashkimit Evropian, vetëm në këtë rast, në fakt, kërkesa do të konsiderohet në bazë të meritave. Vendimi për pranimin e saj do të komunikohet me shkrim nga Komisioni për Peticione. Megjithatë, duke pasur parasysh numrin e madh të kërkesave të pranuara, dua t’ju bëj me dije për faktin se procedura për shqyrtimin e një kërkese peticioni mund të kërkojë një periudhë relativisht të gjatë kohore. Të gjithë korrespondenca që lidhet me këtë çështje duhet të adresohen drejtpërdrejt tek Sekretaria e Komisionit për Peticione – Parlamentit Evropian – Rue Wiertz – (. Fax. Nr. 22846844 0032) B-1047 Bruksel. “

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: