Historia nje herë fletë – regjistrohuni dhe votoni shqiptarin

0
307

 

Diaspora shqiptare në Amerikë të regjistrohet dhe te dalë masivisht në votime, për kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai

BEQIR SINA, New York
Diaspora e Maqedonisë për herë të dytë voton për zgjedhjet parlamentare, pas atyre të vitit 2011. Mos humbisni rastin historia një herë flet – ky është një moment historik për shqiptarët e Amerikës( atyre nga Maqedonia) që të zgjedhin një shqiptarë në Parlamentine Maqedonisë.

 

 

 

NEW YORK CITY : Për zgjedhjet e parakohshme regjistrimi i të gjithë qytetarëve në diasporë do të vazhdojë deri më 30 mars 2014. Vazhdimisht lider të komunitetit po bëjnë thirrje për të marrë pjesë masivisht në votime, dhe shqiptarët që disponojnë dokumentat të regjistrohen se nuk ka më kohë për të humbur.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), por edhe partitë politike kanë bërë thirrje që diaspora të regjistrohet dhe të shfrytëzojë të drejtën e votës për zgjedhjen e tre deputetëve në diasporë.

Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në përfaqësinë më të afërt diplomatike, apo të shkarkojnë formularin e regjistrimit nga faqja zyrtare e KSHZ-së, www.sec.mk.

Në tri zona zgjedhore do të zgjidhet nga një deputet, por pritet të jetë një garë e ngushtë mes partive shqiptare dhe maqedonase, për shkak të numrit të vogël të votuesve dhe të atyre që janë të interesuar për të votuar.

Në Evropë kandidatët e tyre kanë promovuar vetëm dy partitë shqiptare, BDI dhe RDK.

Ismail Beluli, biznesmeni gostivaras që jeton dhe punon në Zvicër, do të garojë me emblemën e BDI-së, derisa RDK e Rufi Osmanit ka kandiduar Enver Osmanin, një punëtor social në Zvicër, i cili gjithashtu është me origjinë nga Gostivari.

Sipas Kodit zgjedhor, në diasporë do të zgjidhen 3 deputetë në tri njësi zgjedhore, të caktuara në diasporë. Njëri deputet do të zgjidhet në Evropë, i dyti në Amerikë dhe i treti në Australi dhe Afrikë. 

Dr. Kastriot Haxhirexha, duke shpresuar dhe besuar në një fitore të madhe si e quan ai dje me një mesazh elektronike ka apeluar tek diaspora shqiptare në Amerikë të regjistrohet dhe te dalë masivisht në votime, për kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai.
Haxhirexha thotë në mesazhin e tij se :” Në SHBA dhe Kanada është obligim moral dhe patriotik i çdo qytetari shqiptar që të angazhohet në këtë proces duke ritur kështu shanset për fitore të kandidatit shqiptar, Tefik Abdullai”
Më tej kryetari i Partisë Demokracia e Re, Dr. Kastriot Haxhirexha, sqaron se ne prag te zgjedhjeve parlamentare te parakohshme, bashkekombasit tane ne SHBA, kane mundesine e shkelqyeshm
e qe te perfaqesohen ne parlamentin e Maqedonise me delegatin e tyre, i cili sipas tij ne menyre direkte do te reflektoje interesin dhe vullnetin e diaspores shqiptare per mbrojtjen e interesave tona kombetare dhe mbarevajtjen e proceseve integruese ne Republiken e Maqedonise.  
      Për kreun e DR-së, thuhet se :”Ne kohen kur kabineti i Gruevskit eshte angazhuar me gjithe potencialin e vet ne perpjekje te manipulimit edhe te ketyre zgjedhjeve me qellimin e vetem qe kandidati i tyre te dale edhe njehere fitues ne zonen qe perfshin SHBA dhe Kanadane eshte obligim moral dhe patriotik i cdo qytetari shqiptar qe te angazhohet ne kete proces duke ritur keshtu shanset per fitore te kandidatit shqiptar”
   
     Nuk duhet te egzistoje as edhe dyshimi me i vogel se mes z. Tefik Abdullahi dhe kandidatit maqedonas eshte ne interesin tone kombetar dhe ne interesin e cdo qytetari shqiptar si ne SHBA ashtu edhe ketu tek ne fitorja e kandidatit shqiptar ka bërë thirrje Haxhirexha.
    Fitorja e z. Tefik Abdullahi nuk ka vetem rendesi politike – sipas tij me rritjen e numrit te deputeteve shqiptar ne parlamentin maqedonas, por kjo fitore njekohesisht do te mundesoje vendosjen e nje ure direkte komunikimi mes qytetareve shqiptar dhe institucioneve me relevante te SHBA si aleati me i mire, me besnik dhe me i forte i shqiptareve.
   
        “Fitorja e kandidatit shqiptar eshte ne doren e gjithsecilit prej nesh, apelon tek shqiptarët e  Amerikës, Haxhirexhaj, dhe shton se vota e cdo qytetari shqiptar eshte vote e dinjitetit dhe e krenarise së te qenurit shqiptar,eshte vote e cila jo vetem qe rit fuqine tone politike por tregon edhe epersine tone numerike ndaj qytetareve maqedonas ne kontinentin Amerikan”
      Ndaj ne sot apelojme tek gjith bashkeqytetaret tane qe ti pergjigjen kesaj sfide dhe me indiferentizmin e tyre mos te krijojne hapsire per politikat shoviniste maqedonase te cilat kane per qellim dobesimin politik te shqiptareve dhe perpjekjet per te minimizuar perqindjen e shqipetareve si ne Republiken e Maqedonise ashtu edhe ne diaspore, deklaron kryetari i Partisë Demokracia e Re, Dr. Kastriot Haxhirexha

Shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit do të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare një ditë para zgjedhjeve në vend, më 26 prill.

Partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, kishte fituar në zgjedhjet e fundit të vitit 2011 që të tre deputetët në diasporë.

Nga KSHZ bëhet e ditur se vetëm rreth 8.300 qytetarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar për zgjedhjet presidenciale.

Në faqen e ineternetit http://diasporavoton.com/article/lehtesim.html  do të gjeni një udhëzim praktik se si duhet regjistruar për votim në Zgjedhjet Parlamentare 2014 nga Diaspora. Mos humbisni rastin historia një herë flet – ky është një moment historik për shqiptarët e Amerikës( atyre nga Maqedonia) që të zgjedhin një shqiptarë në Parlamentine Maqedonisë.

NO COMMENTS

Leave a Reply