Friday , October 19 2018
Home / Intervista / Egriu zyrtarisht shpalli sfidën për kongresin Amerikan

Egriu zyrtarisht shpalli sfidën për kongresin Amerikan

 
    BEQIR SINA, New York
Egriu e nisë garën me sulmë ndaj rivalit të tij – kongresmenit në detyrë Brian Higgins
BUFFALO – NEW YORK : Më 11 mars 2014 në kryeqendrën e rajonit më veriperindimor të New Yorkut, në Buffalo, Kandidati i Kongresit Emin ” Eddie ” Egriu, thotë në një dekleratë zyrtare shpërndar sot në faqen e tij të internetit, se ai zyrtarisht tashmë e ka shpalluar kandidaturën e tij për një vend në Kongresin Amerikan nga rrethi elektoralë 26-të, kundër kongresmenit në detyrë Brian Higgins.   Ndaj, kongresmenit Brian Higgins, i cili është në mandatin e 5 të(10 vjetë), si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe shërbenë në rrethin elektoral 26 të kongresit të Nju Jorkut , i cili përfshin pjesët Erie dhe kataraktin Niagara të Shteteve të Bashkuara, dhe në fund të këtij viti ai e përfundon mandatin e tij.   Simbas “Buffalo News”, thuhet se Emin ” Eddie ” Egriu , i cili e quan veten një ” populist liberal dhe është kundër luftës , ” sipas shtypit vendas, njoftoi të hënën se ai do të sfidojë kësaj rradhe Kongresmenin Brian Higgins , i cili ka fituar deri tani pesë mandate, duke përfaqësuar për 10 vjetë partinë Demokratike, në New York
Egriu , 52 vjeç , njoftoi kandidaturën e tij në një qendër të qytetit Buffalo – në Broadway dhe rrugën Bailey Avenue, ku ai e quajti kandidaturën e tij, për të pasur vëmendje, e cila sipas tij është shumë afër për të sfiduar nocionin e një ekonomie në përmirësim në Buffalo – New York .
Ai tha se :” Ndërsa, politikanët tanë dhe kontribuesit e tyre vazhdojnë të ushqehen me koritë publike – me një projekt zhvillimi nga tatimpaguesit i financuar nga pas prej korrupsionit të “legalizuar” – lagjet tona të vazhdojnë të qëndrojnë në shkatërrim , ” tha Egriu , në bazë të vërejtjeve të përgatitura prej tij dhe shpërndarë për gazetarët në shpalljen e kandidaturës.
” Unë jam këtu, tha Egriu, për të ju them të vërtetën : se rënia vazhdon . Njerëzit me moshë mesatare 53 vjeçare janë duke luftuar për të mbijetuar . Dhe dënimi rraskapitës i varfërisë midis brezave vazhdon . “
” A nuk më besoni ? peti ai, mjafton vetëm për të hapur sytë tuaj dhe do të shikoni që në vetëm këtë bllok , ka shtatë toka bosh , dhe ka shtatë shtëpi të lira që nuk i blen kërkush, dhe, kështu ka me qindra e blloqe të tjera, “tha ai .
Sipas, shtypit lokal “Buffalo News” shkruan se Egriu , në primare do të konkurojë si një demokrat. Ai deklaroi se e mbështet legalizimin e marihuanës për përdorim nga të rriturit , do të kujdeset për sistemin shëndetësor, planet e bankave, taksat e larta, dhe kompanitë e energjisë .
Egriu , është një kontraktues , shkruajn këto të përditëshme, i cili u eliminua për të hyrë në ballot nga fletët e votimit në zegjdhjet e viti 2010 , pasi ishte duke u përpjekur për të sfiduar kongresisten Louise Slaughter, në një garë primare në partinë Demokratike, që ai nuk hyri dotë .
Ai ka pasur edhe një garim të më parshëm për një vend në Senatin e Shtetit të New Yorkut 10 vjetë më parë.
   Egriu, është kandidati i dytë që ka njoftuar se ka për të sfiduar Kongresistin demokrat Brian Higgins . Mbasi në kampin Republikan është edhe zonja Kathy Weppner , një ish- gazetare e njohur e një radio “talk show” , e cila njoftoi kandidaturën e saj në rrethin e 26të, javën e kaluar nga partia Republikane .
   Ndërkohë, po sipas shtypit lokal dje Egriu, ka bërë sulmin e parë ndaj kundërshtarit të tij, Brian Higgins, duke e akuzuar atë si të “pashpirt” ndaj ekologjisë”, për indiferencën e tij ndaj ndikimit të katastrofës në Fukushima, pra ndotjen që ka ndodhur në Bregun Perëndimor amerikan – Oqeanin Paqësorë, shkruan Time Magazine në raportin e saj në 9 mars 2014
      Eddie Egriu shfrytëzoi me këtë rast përvjetorin e 3-të, të fatkeqësisë bërthamore në Fukushima – Japoni që të sulmoi kongresmenin Higgins, i cili është anëtarë i Komitetit të Kongresit për Homeland Security dhe Komitetit të Kongresit për Çështje të Jashtme,          ” Ashtu si Higgins , e gjithë qeveria federale me sa duket nuk ka bërë asgjë për të të siguruar shëndetin dhe sigurinë tonë edhe pas tre viteve të fatkeqësisë Fukushima, dhe njoftimeve për pasojat që mban i gjithë Bregdeti Perendimor – “tha Egriu për Time Magazine
      Egriu tha se ai pajtohet me shqetësimet e shprehuara nga  Bashkimi Shkencëtarëve Amerikan që Qeveria duhet të ndalojë menjëherë subvencionimin e industrisë së rëndë, shumë të rrezikshme për lëndët  bërthamore dhe duhet të shfuqizojë ligjin “Anderson” i cili është mburoja për firmat bërthamore nga përgjegjësia . ” Në qoftë se këto bimë dhe këto gjallesa janë të sigurta , ” pyeti ai , ” pse ata kanë nevojë për mbrojtje të veçantë nga për helmim nga rrezatimet bërthamore ? “
      Në fund kandidati për në Kongresin Amerikan nga rrethi elektoral 26të, i Nju Jorkut, i cili përfshin pjesët Erie dhe kataraktin Niagara të Shteteve të Bashkuara, sipas Time Magazine, thotë :” Edhe një herë , këtu është një çështje ku kongresisti Brian Higgins ka dështuar për të udhëhequr ngaqë ai është një mjet i biznesit të madh , dhe ka interesa të veçanta edhe të lobistëve të tjerë nga  Uashingtoni. Sot, është përvjetori i tretë i fatkeqësisë bërthamore në Fukushima dhe përvjetori i tretë që përfaqësuesi i Kongresit nga rrethi i 26-të, në New York, Brian Higgins, nuk është duke bërë asgjë dhe duke thënë absolutisht asgjë në lidhje me të ! ka përfunduar kandidati për në Kongresin Amerikan nga rrethi i 26të, në New York, Eddie Emin Egriu.

Check Also

Ish-Presidenti kroat: Korrigjimi i kufijve mund të shkaktojë katastrofë ose luftë

Ish-Presidenti kroat, i njohur si mik i mirë i Kosovës, Stipe Mesiç reagoi mbi idenë …

Komentoni

%d bloggers like this: