E RËNDËSISHME! LEHTËSIM I PROCEDURËS PËR REGJISTRIM!

0
270
Të nderuar, Ju informojmë se plotësimi i formularëve 29 dhe 30gs, për tu regjistruar dhe paraqitur për të votuar nga diaspora për Zgjedhjet Parlamentare 2014, mund të bëhet edhe në formë elektronike. Pra, këto formular mundeni ti plotësoni nga kompjuteri juaj, pa i printuar dhe pa i skenuar. I plotësoni drejtpërdrejtë dhe si të tillë i dërgoni në email adresat përkatëse ne http://diasporavoton.com/article/lehtesim.html
Poashtu, dokumentet shtesë (Pasaporta biometrike e Maqedonisë dhe ndonjë dokument nga vendqëndrimi jashtë: leja për qëndrim apo për punë, apo dëshmi tjetër), në vend se ti skenoni, mundeni ti fotografoni me cilësi, duke pasur kujdes që të jenë të lexueshme dhe të qarta.

Nëse nuk dispononi me Kompjuter, Shtabi Zgjedhor i www.diasporavoton.com, me seli në Shkup, ofron që për ju të bëjë plotësimin dhe regjistrimin e formularëve 29 dhe 30gs. Juve ju ngelet vetëm të fotografoni
1.Pasaportën biometrike të Maqedonisë dhe
2. Një nga dokumentet e nevojshme (leje për qëndrim, leje për punë, patentin e shoferit, letërnjoftimin e vendit ku jetoni-njërën nga këto) dhe ti dërgoni tek ne me
email: info@diasporavoton.com ose me
viber/whatsapp në numrin: +389 73 249 116

ose shkoni ne website : http://diasporavoton.com/article/lehtesim.html

Ju faleminderit!

NO COMMENTS

Leave a Reply