Dibranët festojnë ditën e verës, festë pagane e qytetit

0
263

Për dallim nga vendet e tjera në botë të cilët me stinën e dimrit përshëndeten më datë 22 mars, dibranët e nisin ditën e verës me 14 mars.

Bashkëjetesa që vijon me shekuj të tërë në Dibër edhe kësaj here në saj të besimeve të posaçme, e festojnë të gjithë, pa dallim  feje dhe etniteti.
“Gjatë ditës së djeshme , qytetarë të shumtë grumbullonin degë të thanës, dushkut dhe ahut. Simbolika e këtillë do të thotë të jesh i fortë si ahu, dushku dhe thana. Në mëngjes fëmijëve  duhet tu biesh me atë degë që të rritet  i shëndetshëm dhe të jetë i fortë . Degët më pas vendosen në derën hyrëse të shtëpisë”, tregon Magbule Shehu, plaka 80 vjeçare nga Dibra.
Po në këtë ditë, amviset dibrane  përgatisin gurabi, pelte, ziejnë misër, hanë llokume, leblebi dhe fruta të ndryshme. Sot, në Dibër përgatiten vetëm gjëra interesante me besim se këtë vit do të ketë begati dhe lumturi në të ardhmen.

NO COMMENTS

Leave a Reply