Diaspora shqiptare në Amerikë zgjodhi Tefik Abdullain kandidat për SHBA dhe Kanada

0
279

 

 

 

Beqir Sina, nga Çikago – Illinoi

 

 

 

 

 

Apelohet që Diaspora shqiptare të regjistrohet në mënyrë masive për votimet Parlamentare në Maqedoni

 

 

 

CHICAGO – ILLINOI : Një delegacion i lartë i BDI-së në Çikago – Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi të djelën takimin për të mobilizuar diasporën shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që priten të mbahen së shpejti në Maqedoni. Ku për dallim nga 3 vjet më parë, pra në zgjedhjet e fundit parlamentare(2011) shqiptarët nuk arritën të fitojnë asnjë nga tre postet e deputetëve për të cilët voton diaspora, ata thanë se kësaj radhe po e shohin çështjen e deputeteve shqiptarë në diasporë më seriozisht, duke synuar të paktën dy nga tre postet e deputetëve të diasporës, Europën dhe SHBA ti fitojnë shqiptarët. Tre deputetët e diasporës zgjidhen sipas modelit të shumicës në një raund zgjedhor ku :” Njëri zgjidhet për hapësirën mërgimtare në Evropë dhe Afrikë, një në dy Amerikat Veriut dhe Jugut, dhe i treti në kontinetin Australi – Oqeani dhe Azi”.

 

Bashkë me nënkryetarin e BDI-së, zotëri Izet Mexhiti, i autorizuar si përgjegjës për diasporën në këtë zgjedhje, për vizitë në Çikago Qëndrën Kulturore Shqiptare, ishin edhe krerët e dy komunave të cilat dihet se kan edhe numërin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, atë të Kërçovës dhe Dibrës, zotin Fatmir Dehari dhe zotin Ruzhdi Lata.Në këtë takim morën pjesë edhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë nga Nju Jorku, veprimtari Yleber Pilku dhe Lavdërim Cami përfaqësues nga Shoqata Atdhetare Dibra, dhe veprimtarët Nazar Mehmeti dhe Ylber Korça përfaqësues nga komuniteti shqiptar i Dallasit,  Qendra e Trashëgimisë Shqiptaro – Amerikane e Teksasit.

 

 

Takimi me Komunitetin Shqiptaro – Amerikan të shtetit Illionis, dhe shteteve për rreth tij me disa përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Dibra, nga Nju Jorku, dhe ata nga Dallasi, Wisconsin, e shtetet për rreth u mbajtë të dielën në mesditë në Qendrën Kulturore, e cila ka qenë dhe mikëpritëse e këtij takimi.

 

Ky takim u moderua nga konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë në Çikago, Jakup Rexhepi.

 

Duke kërkuar që diaspora duhet të kryejë procedurat e kërkuara dhe të mos hezitojë më ta bëjë regjistrimin, duke korrigjuara dobësit dhe gabimet e vrejtura para 3 vjetëve, konusulli Jakupi në cilësinë e drejtuesit të këtij takimi, njoftoi përfaqësuesit e komunitetit, për qëllimin e këtij tubimi dhe prezantoi mysafirët e lart nga Maqedonia .

 

“Në thelb të këtij takimi tha ai shtrohet pyetja se : “A jemi ne të interesuar ne si diasporë të dalim dhe të garojmë ne zgjedhjet paralamentare e parakohëshme , a ka interesim të mjaftueshem dhe aktivist për të çuar përpara këtë proces dhe kush mund të jetë kandidati më i mundëshëm nga diaspora shqiptare në Amerikë, që do ta përfaqësojë diasporën shqiptare nga Maqedonia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, natyrishtë nëse dalim fitues”, tha ai.

 

Më pas konsulli Rexhepi, prezantojë tre kryetarët e të tre komunave shqiptare: Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, dhe Kryetari i Komunës së Dibrës, zoti Ruzhdi Lata.”

 

 

Nënkryetarin i BDI-së, zoti Izet Mexhiti, i autorizuar si përgjegjës për diasporën në këto zgjedhje, vuri në pah se “Intenca e këtij takimi, është që të mbledhim të gjithë shqiptarët e Amerikës, të ardhur këtu nga Maqedonia, që të “shërojmë” atë “gabimin” që u bë në zgjedhjet e 2011 me deputetin nga SHBA, në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, një shëmbull jo i mirë që ne duhet të nxjerrim mësime ; pra të zgjedhim një kandidat për deputet shqiptarë dhe ai të fitoi këtë mandat duke gjetur edhe unitetin tuaj pa dallim – Natryishtë, që 2014 të jetë vit i suksesshëm ashtu si edhe ishte në zgjedhjet lokale ku për herë të parë mbas 70 vjetëve bashkërisht vend-lindja me diasporën kurorëzuam një fitore historike me Kërçovën me kryetar shqiptarë, Fatmir Deharin dhe po me këtë kontribut “betonuam” elementin shqiptar në Komunën e Strugës”, mbas asaj farë “tronnditje” se po u humbënim Strugën si në vitin 2005″.

 

Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, maxhistër Ruzhdi Lata, qysh në fillim të fjalës së tij pas foli për kompaktësinë, që duhet të ketë diaspora, ceku se ne jemi me fat se kemi një diasporë që jeton e punon në një vend që historikisht ka qenë pro çështjes shqiptare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

 

” Viti 2014 dhe këto zgjedhje, tha Lata të jetë me fitoren e deputetit nga disapora, dhe, gjegjësisht me këtë rast nga Shtetet e Bashkuara, duke e bërë këtë një vit historik, ku me kandidatin që do të zgjidhet nga këtu dhe me ndihmën tuaj – diaspora e shqiptarëve të Amerikës, do të shkruaj historinë e saj – Duke, përforcuar edhe më shumë ato urat e lidhjes së fuqishme që ka kjo diasporë me vendorigjinën e saj prej andej nga ka ardhur, pra, në rastin konkret si jeni ju të ardhur nga Maqedonia”

 

Më pas Lata, foli për rëndësin e madhe që ka ky përfaqësues i kësaj diaspore, ku si tha ai do të jetë zëri i juaj në Parlamentin e Maqedonisë, ku diaspora deri dje është përpjjekur që nëpërmjet deputetve atje ta ngre zërin e saj – por tani ka një rast historik, që ta ketë ajo vetë përfaqësuesin nga vetë Amerika në mënyrën më institucionale. Por, që kërkon bashkimin tuaj ashtu si keni ditur të bashkoheni edhe në raste të tjera kur ua ka lypur nevoja për vendin tuaj, dhe ju dëshmi keni plotë, konkludoi i pari i Dibrës, zoti Ruzhdi Lata, me kontrubitin financiar që keni dhënë për familjet tuaja atje.

Ndërsa, “Zgjedhjet Parlamentare në Maqedoni, u shpreh kryetari i Komunës së Kërçovës, zoti Fatmir Dehari po afrojnë dhe se afatet për regjistrimin e diasporës, për të shprehur të drejtën e votës dita ditës janë më limitive, ne kemi ardhur tek ju – t’ju tregojmë se vijmë me një projekt kombëtar për të zgjedhur një deputet shqiptar nga SHBA. Vendin ku shqiptarët, kan qenë të organizuar historikisht, për çështjen kombëtare, duke u nisur prej kur ata erdhën për herë të parë në Amerikë, nëpërmjet shoqatave dhe organizmimeve të klubeve shqiptare në megrim – ata dhanë kontributin e tyre, dhe kan ditur të bëjnë punë të mëdha dhe të kenë suksese për Shqipërinë dhe vendbanimet shqiptare kudo që janë. Dhe së bashku me ju edhe kësaj radhe , së bashku, dibranë, kërçovar, presparë, tetovar, e gostivarllinjë e të tjerë, do të dini ta thoni fjalën tuaj duke institucionalizuar punën e madhe dhe kontributin e kësaj diaspore- Argumenti dhe forca e juaj e votes ishin ato që e sfiduan pushtetin e atjeshëm edhe me Kërçovën, ku nidhma juaj e ka dëshmuar atë”, tha kreu i komunës së Kërçovës zoti Dehari.

 

 

Meqënse, nuk u arritë të zgjidhej në takimin e parë kandidati nga diaspora e Amerikës, ku ne mesin e katër kandidaturave në fund mbetën Lavdërim Cami ish kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra dhe ish knadidati i vitit 2011 nga diaspora, mbrëmë, vonë nga ky takim është finalizuar edhe emir i kandidatit të diasporës shqiptare nga SHBA dhe Kanadaja, që do të garojë në zgjedhjet e radhës parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Vendimi është unifikuar nga përfaqësuesit që morën pjesë në këtë takim në Qendrën Kulturore Shqiptare ne Çikago, ku u vendosë që për njësinë numër 8 që përfshinë SHBA dhe Kanadanë të jetë zotëri Tefik Abdullahu,një mërgimtar nga Prespa që ka disa vjetë që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Këtë lajm për gazetën tone e konfirmojë edhe Kryetari I Dibrës zotëri Ruzhdi Lata, I cili tha se :”“Jemi duke u angazhuar që tek kjo pjesë e mergimtarëve tanë në SHBA, të sensibilizojmë çështjen e ardhmërisë të shqiptarëve në tërësi, të bashkëpunojnë dhe të marrin pjesë në votime pasi ua lejon këtë ligji, që këta të kenë përfaqësuesin e tyre në parlamentin e Maqedonisë. Ne fatmirësisht ia arritëm që të kemi një kandidatë të përbashkët nga të gjitha shoqatat dhe ky kandidat të jetë Tefik Abdullahu”, tha numëri një i Dibrës së Madhe , zoti Ruzhdi Lata, anëtar i delegacionit të BDI-së në diasporë që ka ardhur pikërishtë, për këtë çështje.
Zotëri Lata tha se angazhimi i tanishëm ka të bëjë me faktorizimin e akoma më të madh të shqiptarëve në qeverinë e ardhshme, ku përndryshe nga 3 vjet më parë, ai tha se tani BDI-ja synon të marrë të paktën 2 nga 3 deputetët e diasporës.
“Këtu nuk është çështje shprese por është çështje angazhimi pasi numri është dominant i njerëzve tanë në SHBA dhe nëse angazhohen shqiptarët që të dalin në votime, të shkojnë deri në konsullatë të Maqedonisë që të votojnë, është më se e sigurt që ne fitojmë edhe një deputet më shumë shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë”, u shpreh kryetari i Dibrës maxhistër Ruzhdi Lata, anëtar i delegacionit të BDI-së në diasporë, duke folur në emër të këtij delegacioni për gazetën Bota Sot.

NO COMMENTS

Leave a Reply