Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Dibra / BDI mbajti takim me qytetarët në Dibër

BDI mbajti takim me qytetarët në Dibër

Ahmeti: Nuk veprojmë pas shpine, duam postet më të larta shtetërore për shqiptarët

            Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Ideja e presidentit konsenzual është përparimtare , ide që afron dhe nuk largon as njerëzit as komunitetet , ide njerëzore , jo për të frikësuar dikë por për tu bërë të barabartë për të marrë përgjegjësi  që na takon për ti dalë zot të parëve tanë që na e kanë lënë brez pas brezi. Kështu tha në tubimin e sotëm me dibranët , kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili promovon idenë mos të votohet në këto zgjedhjet presidenciale.

“Sigurisht kjo ide nuk është vetëm ide e BDI-së por e çdo shqiptari  që me materializmin e sa do të krenohen edhe ata fëmijë që do të lindin në shekuj që vijnë pas. Ne këtë ide e kemi hedhur në diskutim , nuk ka lindur hë për hë por ka kohë që përpunohet dhe  tani në këtë tubim erdhi radha për ta promovuar, por para se ne ta hedhin në diskutim të gjerë kemi biseduar me të gjitha strukturat shqiptare dhe maqedonase. Ne nuk duam të veprojmë pas shpine , sepse nuk kemi qëllime të këqija por janë dobiprurëse  të ndershme për mbarë popullin. Ne do punojmë do të angazhohemi dhe nuk do të tërhiqemi për të drejtat tona, sepse a ka më mirë që edhe shqiptarët të marrin përgjegjësi në drejtimin e institucioneve të larta të shtetit , president, kryeministër, kryetar kuvendi” tha Ahmeti.

Sa i takon çështjes së Radikës ,Ahmeti para dibranëve tha: “ Radika nuk është lum si të gjitha grykat dhe lumenjtë e tjerë , Radika për shqiptarët ka simbolikën e vet, është krenari e të gjithëve. Asgjë si ndodhën Radikën, nuk cenohet ajo pikturë e   Radikës ,e Fushës së Lukovës , sepse uji ka mbetur në këmbë dhe e njoh me pëllëmbë. Nuk do  bëhet asnjë cenim këtij lumi sepse duhet të ulemi në odë burrash” , tha Ahmeti.

Gëzim Ostreni  para dibranëve mes tjerash tha :  “ Etnikumi tjetër dëshiron të ketë president që ta ketë përgjithmonë nën kontroll dhe  i cili nuk do ti kryen detyrat e veta për të gjithë qytetarët  në mënyrë të barabartë ndaj ne na duhet një kryetar i cili do të punonte për anëtarësimin e plotë të RM në NATO dhe Bashkimin Evropian që po vonohemi pas  të gjitha vendet e tjera në Ballkan. Duhet të zgjidhet kryetar i cili të vazhdojë të ruajë partneritet me SHBA, të kujdeset për mbrojtjen dhe sigurimin në vend , të ketë njerëz të devotshëm në Këshillin e sigurimit , të mos përsëritet ajo që ndodhte në 2001”,tha mes tjerash Ostreni.

Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata gjatë tubimit të BDI-së në Dibër potencoi : ”Një shekull me radhë Dibra  bashkë me Ju e ka pritur  që ky popull të thotë Jo të madhe në një situatë të ndërlikuar politike ,Dibra thotë jo për të ruajtur dinjitetin e një kombi  dhe ardhmërinë e shqiptarëve. Të gjitha partitë politike kanë një zanafillë nga një grup njerëzish , ka parti që zanafillat i kanë  fraksione të ndara , ndërsa zanafilla e BDI-së ndryshon, përderisa të tjerat kanë lindur nga idetë dhe mendimet e grupeve njerëzore , partia e BDI-së ka lindur nga një strukturë ushtarake, luftarake, e cila vë në dispozicion zgjidhjen e çështjes shqiptare , gjënë më të shtrenjtë , shpirtin, gjakun dhe në  mesin e tyre rranë edhe shumë dëshmorë. Gjenetika e saj është sa e dhimbshme aq edhe krenare,them me përkujtim për familjarët dhe dëshmorët që ranë dhe  që krenohemi të gjithë, ardhmëria e shqiptarëve duhet të shndërrim dhe këtë  e bën vetëm BDI në krye me Ali Ahmetin. Ne duam një president konsensual që të ulemi në valle të burrave ta zgjidhim dhe ta përcaktojmë ardhmërinë tonë , ta kërkojmë hisen tonë , por për këta duhet të ketë një parti, dhe kjo është BDI-ja , ndaj bashkërisht duhet të themi Jo, presidentit të njëanshëm, theksoi Lata.

Argëtim Fida, kryetari i degës së BDI-së në Dibër gjatë tubimit në Dibër theksoi :  “Sot, dikush i mësuar me servilizmin e politikanëve shqiptar të së kaluarës , fatkeqësisht të tillë po gjenden akoma  na thotë, JO ti nuk mund të bëhesh prioritet, na thotë Jo ti nuk mund të bëhesh ,jo ti nuk mund të bëhesh kryetar parlamenti , por a është vallë sjellja e vendimeve pa u pyetur sovrani , pronari i këtyre maleve, fushave, lumenjve, dhe ne u themi jo, presidentit të njëanshëm. Dallimi mes atyre që janë misionarë në veprimtarinë kombëtare dhe atyre politik bërjen që e shohin si një  karrierë të vogël apo si një mbështetjeve  e bizneseve të dyshimta, heshtin”, tha mes tjerash Fida.

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: