Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Dibra / Banjat e Dibres

Banjat e Dibres

Dhomat ne hotelin e Banjishtit PDF Print E-mail
Duke filluar nga data 1 Dhjetor 2011, për 3 muaj do të punojme intensivisht për renovimin e 72 dhomave ne hotelin e Banjishtit (dhomat mbi restorantin). Ky projekt do të zgjidh përfundimisht kërkesat e vazhdueshme të cilat ne i kemi pasur nga klientët tonë të perhershem për kushte më të mira në dhoma.

Të gjithë dhomat do të kenë tërë enterierin e ri, duke filluar nga dyert, dritaret, krevetët, dollapet, banjot, TV, minibar … Në foton më poshtë ju paraqesim se si do të duken këto dhoma në perfundim te projektit, ndërsa me shumë foto mund të gjeni në linkun e më poshtëm i cili do t’ju dergojë tek foto albumi në profilin tonë në facebook, ku gjithashtu i presim komentet dhe sygjerimet tuaja.

FOTO ALBUMI I PLOTË NE FACEBOOK

Dhomat e reja Banjisht

 

Welcome to the web page of Debar’s Spa Capa PDF Print E-mail
Dear visitor, thank you for visiting our website, which now has a new design and also new functions. The website goal is to get us closer to you dear clients and to allow you to communicate easier and to find daster the information you need, in a modern way. Except the new design here are the new fuctions that you can use now:

• Online booking – You can book a room through a simple form, 24×7, no matter where you are. All you need is a device with internet access and to access our website. Fill the form, and submit the details, within 24 h. a authorized person will call or e-mail you to confirm the reservation.

• Online Support – Every bussiness day from 08:00-14:00 CST, you can get help or get your question answered online through our online chat.

Read more…
Banjat e Dibrës kujdesen për natyrën PDF Print E-mail
Në 23 Maj 2011 u vendos në funksion sistemi i ri për ngrohje te hotelit te Kosovrastit, investimi me i fundit i Banjave të Dibres Capa, që do te eleminojne tëresisht nevojen e përdorimit të lëndëve djegëse (naftës) dhe rrymes elektrike. Ky projekt UNIK i këtij lloi, dhe qe realizohet për here të parë ne bote, jo vetem qe na rendit ne tek bizneset e para te gjelberta ne trojet Shqiptare dhe më gjërë, por njëkohësisht edhe permireson kualitetin e sherbimeve ne hotelin e Kosovrastit. Tani në të gjitha dhomat ofrohet 24h uje i ngrohtë, për dallim nga 2 orë në mbrëmje siç ishte deri tani tek dhomat standarde. Njëkohësisht të gjitha dhomat do të kenë ngrohje pa limit, të cilën do të mund ta kontrollojnë vetë nga rregulluesit e temperaturës të cilët do të montohen së shpejti në të gjitha dhomat. E gjithë kjo do të ofrohet pa asnje pagese shtese.
Read more…
Banjat e Dibrës Capa PDF Print E-mail
Banjat e Dibrës Capa (ose Lixhat e Dibrës) kane në pronësi dy hotele, në një qytet të vogël me emrin Dibër në R. e Maqedonisë. Ajo çka paraqitet si atraktivitet i rrallë në këto banja është uji natyral termo-mineral që buron tek Banjat e Dibrës Capa. Është ky ujë që rradhitet në vendin e parë në evropë dhe të tretin në botë për efektët shëruese dhe për përbërjen minerale që ka, fakt ky i cili flet shumë për ne.

Të njohura shpesh edhe nën emrat e hoteleve Banisht dhe Kosovrast, Banjat e Dibrës Capa ofrojë shërim, rehabilitim dhe relaksim për të gjithë pushuesit, dhe çka është më e rëndësishme, e gjithë kjo është e përfshirë në një çmim mjaft të përshtatshëm që mund të përballohet nga të gjithë. Me dy hotelet e lartë përmendra, kemi një kapacitet prej 500 shtretër, dhe po punohet për rritjen e kapacitetit dhe modernizimin e tyre.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 vjet nga privatizimi i këtij institucioni, janë kryer ndryshime të mëdha duke filluar nga vet stafi mjeksor i cili është pasuruar me mjek të ri e deri te ndryshimet e mbrendshme dhe të jashtme që janë kryer në hotelet tona. Mjafton të përmenden këtu dhomat të cilat janë ndryshuar tërësisht dhe janë paisur me inventar modern, janë ndërtuar pishina të reja moderne, jemi paisur me aparate medicinale moderne për terapia dhe shumë e shumë ndryshime tjera, të cilat është e pamundur t’ua paraqesim të gjitha.

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: