Shtatzënat duhet të presin, spitali ka vetëm një anesteziolog

0
221

Reparti i gjinekologjisë në spitalin e Dibrës ka ekip prej dy mjekësh specialist si dhe dhjetë mami. Edhe pse punon pandërprerë, pengesa qëndron në atë se spitali ka vetëm një anesteziolog.

“Kemi nevojë për kuadro tjera  për angazhimin e së paku një anesteziolog tjetër. Në spitalin tonë kryhen shërbimet e një niveli sekondar , por bashkëpunojmë edhe me reparte tjera siç është shërbimi i anesteziologjisë dhe shërbimin biokimik de transfuziologji” thotë për Portalb, gjinekologu Argëtim Fida.

“Ka nevojë të modernizohet akoma laboratori biokimik, të rritet  bashkëpunimi me Entin e transfuziologjisë në Tetovë që të kemi mundësi për ndërhyrje kirurgjikale ”shprehet ai.

Reparti gjinekologjik është rinovuar nga Banka Botërore dhe rreth 70 përqind të lindjeve të Dibrës ndodhin në këtë spital.

“Spitali jonë ka aparat për detektimin  e hershëm i anomalive kongjenitale tek gratë shtatzëna ne rajonin e Dibrës, Qendër Zhupë , Rekës dhe për gratë që mund të gravitojnë nga ana tjetër e kufirit , nga rrethi i Peshkopisë.” thotë për Portalb, Fida.

Sipas të dhënave të repartit në vitin 2013 kanë ndodhur 150 lindje në nivel të gjithë  qytetit të Dibrës dhe Qendër Zhupë.

“Ajo që brengos fakti është se siguria ekonomike dhe dhe papunësia e madhe , migrimi i madh në Itali dhe në SHBA jep natalitet të ulët, por në krahasim me disa komuna të përafërta me Maqedoninë lindore nuk duhet të ankohemi shumë” , përfundoi gjinekologu Fida. /Portalb

NO COMMENTS

Leave a Reply