Saturday , October 20 2018
Home / Lajme nga Dibra / Ruzhdi Lata i kënaqur me rezultat, qytetarët thonë se jetojnë keq

Ruzhdi Lata i kënaqur me rezultat, qytetarët thonë se jetojnë keq

Në rezymenë e tij të fund vitit, kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura. Ndërkohë qytetarët dibran, thonë se jetojnë keq.

Në rezymenë e tij të fund vitit, kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura. Ndërkohë nga një anketë e realizuar nga Portalb me qytetarët dibran, këto rezultate nuk janë të kënaqshme për ta.

“Ajo që më së shumti më kënaqën është fakti se gjatë këtij viti nuk është regjistruar asnjë incident sa i takon karakterit etnik dhe fetar që do të thotë së Dibra jeton në mënyrë moderne,  theksoi gjatë takimit më rastin e fund vitit , kryetari i komunës së Dibrës”, Ruzhdi Lata.
Sipas tij edhe pse komuna ka trashëguar shumë borxhe, përsëri gëzon fakti se xhiro llogaria nuk është bllokuar dhe se janë realizuar shumë projekte.

Qytetarët dibran, për Portalb, thonë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim për të mirë që me ardhjen e qeverisjes së re lokale. Ata janë të njohur me rezymenë e kryetarit lata dhe thonë se rezultate që ai potencon janë fare minimale dhe të papërfillshme për realitetin e zymtë të vitit që lëmë pas.

Ljubomir Todorovski , banor i fshatit Rajçicë thotë se ardhja në pushtet e kryetarit Ruzhdi Lata do të thotë  përparim sa I takon pushtetit vendor dhe banorëve të Dibrës. Ne jetojmë në afërsi të qytetit të Dibrës dhe asfaltimi I rrugës Dibër-Rajçicë është falë kryetarit Lata. Dikur ecnim në baltë dhe në pluhur ndërsa sot kemi gjendje të mire sa I takon infrastrukturës. Kam besim n këtë kryetar dhe besoj se do bën shumë për Dibrën dhe dibranët.

D.H. nga Dibra nuk është I kënaqur aspak me punën e kryetarit Lata.  Prisnim mrekulli nga ana e kryetarit Lata, por  doli puna jo  e mirë nga ana e tij. Besoj se edhe ai si kryetarët e tjerë vetëm do bën atë q bënë të tjerët, asgjë vetëm do shef interesat e tij personale. Si myfti ka qenë I aftë të ndërton xhamija, por ne nuk na duhen xhamia, ne na duhen shkolla, fabrika, punësime , të rinjtë ikën dhe brodhën nëpër Amerikë. Unë jam 63 vjeçar,  nuk kam asnjë fëmijë këtu, krejt  I kam jashtë, dhe nuk I besoj askujt nga njerëzit që ulen në kolltuk.

A.K. I revoltuar thotë se Dibra nuk ekziston por vetëm ka mbetur një qytezë e vdekur. Pushteti vendor dhe kryetari Lata gjatë zgjedhjeve u zotua për shumë gjëra por sikur duket nuk ka bë asgjë të hairit. Deri tani vërejmë do rrugë me pllaka begaton, gjë që është zero në krahasim me atë që prisnim. Unë jam totalisht I zhgënjyer, vlerësoi ai.

Asije D.  vlerëson se  “kryetari Lata ka bërë shumë për periudhë kohore dhe se ende ka shpresa se do bën të pamundurën për të ringjallur Dibrën dhe dibranët. Është njeri me vlera dhe besoj se do të bëjë të pamundurën për ne si qytet”.

Ljubomir Todorovski , banor i fshatit Rajçicë thotë se ardhja në pushtet e kryetarit Ruzhdi Lata do të thotë  përparim sa I takon pushtetit vendor dhe banorëve të Dibrës. Ne jetojmë në afërsi të qytetit të Dibrës dhe asfaltimi I rrugës Dibër-Rajçicë është falë kryetarit Lata. Dikur ecnim në baltë dhe në pluhur ndërsa sot kemi gjendje të mire sa I takon infrastrukturës. Kam besim n këtë kryetar dhe besoj se do bën shumë për Dibrën dhe dibranët.

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: