Saturday , October 20 2018
Home / Lajme nga Shoqata / PROTESETE NE NY- STOP DEVIJIMIT TE LUMIT RADIKA

PROTESETE NE NY- STOP DEVIJIMIT TE LUMIT RADIKA

Me 20 dhjetor ora 12 para OKB demonstrat kundra devijimit të Lumit të Radikës

Protesta do të mbahet ditën e Premte, më 20 Dhjetor 2013, para selisë së OKB-së, 47 rrugë dhe Avenunë e I-rë ( 47 Str. – 1st Ave.), duke filluar prej orës 12:00 deri në ora 3:00 të pasdites.
Ftohen të gjihtë bashkatdhetarët që të marrin pjesë në këtë protestë, sepse një pjesëmarrje sa më dinjitoze, është edhe një shprehje e vendosmërisë sonë për t’i treguar botës se problemet e shqiptarëve në Maqedoni -janë të drejta.

Te protestojmë së bashku dhe t’i tregojmë botës se ne shqiptarët e Amerikës do të jemi gjithmonë në përkrahë vëllezërve e motrave tona në mbështetje të shqiptarëve, kudo në tokat e tyre . Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri
INFORMACIONE TE DETAJUARA
BRONX – NEW YORK : Republika e Maqedonisë ka miratuar një projekt i cili paraqet fundin e florës dhe faunës për rrethin e Dibrës. Ky projekt parashikon që të ndryshon rrjedhën e lumit Radikë , të mos kalon nëpër Dibër dhe të derdhet në detin Adriatik , por nëpërmjet tubacioneve i gjithë uji t’i bashkëngjitet Vardarit dhe të derdhet në detin Egje.
Si kundërpërgjigje, Komuniteti Dibran në Shtete e Bashkuara kanë bërë gati një peticion i cili do t’i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara zotit Ban kin Moon dhe zyrës së OKB-së për ujrat UN-Water (http://www.unwater.org/members.html), të gjitha anëtarëve të kësaj organizate (Only Members, not partners) që të krijohet një ndërgjegjësim më i madh rreth kësaj çështje.
Ndryshe, ky peticion i hartuar nga njerëz kompentet njohës të mirë të këtyre çështjeve në arenën ndërkombëtare do ti drejtohet edhe Office of Legal Affairs of the United Nations, i cili është një variant i mirë, për të vënë në dijeni Sekretarin e Pergjithshëm të OKB.
Gjithashtu edhe një kopje do t’i drejtohet Presidentit te Asamblese se Pergjithshme te OKB, dhe do t’i dergohet një letër për t’a sensabilizuar sa më shumë Ambasadores Susan E. Rice në Permanent Representative United Nations dhe administratës së Presidentit Obama. Gjithashtu ambasadave të shteteve të mdha në Kombët e Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë e Italisë

Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island New York, u ka bërë thirrje dibranëve në Amerikë duke përdorur rrjetet sociale në internet – Twitter dhe Facebook për të organizuar një protestë të Premten në mesditës sheshin para ndërtesës së OKB-së.
Protesta do te fillojë në orën 12 të mesditës dhe do të zgjasë e deri në ora 3 mbasdite para selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhattan, qytetin New York, që ndodhet në adresen : DAG-HAMMARSKJOLD-PLAZA 47str dhe 1st ave. Kjo protestë udhëhiqet nga Komisioni organizator, që u ngrit në takimin e e Shoqatës Atdhetare Dibra kryesuar nga kryetari i saj zoti Musa Paçuku.
Nëse secili dibran kudo qoftë apo edhe shqiptarë të tjerë anekënd vendeve të parandalojmë vdekjen e një pjese të madhe të natyrës në rrethin e Dibrës, thuhet në dekleratën e komisionit të protestatve , të gjithë duhet të nënshkruani në peticionin online, thuhet në prononcimin edhe të Shoqatave joqeveritare që funksionojnë në Dibër të Madhe me moton “Stop devijimit të rrjedhës të lumit Radika”.
Deri më tani nga ajo që shohim online, kanë arritur të grumbullohen rreth 7000 nënshkrime , ndërsa për të reaguar ndërkombëtarët nevojiten 9539 nënshkrime, theksojnë OJQ-të e vendit.
Përfaqësues të OJQ-ve së bashku me pushtetin vendor të Dibrës ,bëjnë të pamundurën që ky projekt të tërhiqet nga ana e Qeverisë së Maqedonisë , kryesisht Ministrit Valon Saraçini, Ministri për ekologji, Abdylaqim Ademi, si dhe shtetet fqinje, Shqipëria dhe Kosova.

Ndërkohë, Shoqata Atdhetare Dibra u bënë thirrje për protestën e së premtes para OKB-së, të gjithë bashkadhetarëve tanë, oraganizatave dhe shoqatave të komunitetit, duke thënë se :”Kjo protestë merr një rëndësi të vecantë, jo vetëm për situatën e krijuar pas vendimit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, që disa her ka treguar ndjnjat e tija të egra nacionaliste të diskriminimit të shqiptarëve, na kujton kohën e ish sundimit “Jugosllav” kur shqiptarët nuk pyeteshin fare, por ka një rëndësi të madhe edhe për mbarë cështjen tonë Kombëtare.

Bashkadhetarë, lëreni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombtare. Jemi të gjithë shqiptarë të gjithë Dibranë në këto momente. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull! para OKB dhe popullit amerikan në New York

Check Also

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Shoqata Atdhetare Dibra, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, …

Komentoni

%d bloggers like this: