Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Dibra / Pa pëlqimin e Kosovës, Radikës s’mund t’i ndryshohet rrjedha

Pa pëlqimin e Kosovës, Radikës s’mund t’i ndryshohet rrjedha

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi, ka pritur ambasadorin e ri të Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski. Me këtë rast, ministri Gashi pasi i uroi ambasadorit Strashevski suksese në misionin e ri, e njoftoi atë për progresin dhe vijimësinë e respektimit të marrëveshjeve të përbashkëta dhe ato rajonale.

Ambasadori maqedonas u njoftua për projektin e MMPH-së për mbrojtjen e lumit Lepenc, në territorin e Komunës së Kaçanikut me kosto mbi 1.500.000 euro.

Po ashtu u dakorduan se nga ana maqedonase do të ketë bashkërendim me Kosovën, rreth veprimeve në lumin “Radika” konform standardeve evropiane mbi bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e ujërave.

Ministri Gashi shprehu vullnetin e MMPH-së për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Maqedoninë, në kuadër edhe të bashkëpunimit rajonal rreth çështjeve mjedisore si dhe në zvogëlimin e barrierave ndërkufitare.

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, theksoi gatishmërinë e shtetit të tij për forcimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat, posaçërisht në ato mjedisore, duke shprehur edhe angazhimin e tij të fuqishëm në këtë drejtim, gjatë misionit në Kosovë. /Telegrafi/

 

 

 

Check Also

Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan për vizitë në Dibër

Dje në Komunën e Dibrës për vizitë ishte veprimtari i njohur nga SHBA, zoti Haxhi …

Komentoni

%d bloggers like this: