Saturday , October 20 2018
Home / Lajme nga Dibra / Ministrat e BDI-së rrahin gjoksin, qeveria uzurpon burimet e Lumit Radikë

Ministrat e BDI-së rrahin gjoksin, qeveria uzurpon burimet e Lumit Radikë

Këshilli komunal i Dibrës, shpreh shqetësimin lidhur me çështjen e devijimit të lumit Radikë duke vërtetuar faktin se tanimë  kanë nisur punimet e projektit “Fusha e Lukovës”.

“Që nga muaji janar i vitit të kaluar, kam qenë tre herë në vendin ku merret lumi Radikë. Nga ajo që pashë me sytë e mi, atje ishin të pranishëm punonjës të ELEM-it, ku punohet dhe ripunohet duke bërë kaptazhat dhe  duke i futur në kanalin ekzistues për 12 metra kub ujë. Është punuar gjithë verës për marrjen e lumit Radikë dhe qëllimi i tyre është që gjatë stinës së dimrit të marrin të gjitha gjashtë  burimet e lumit Radikë nga mali Korab edhe pse një pjesë e burimeve është marrë që nga viti 1950. Lumi Radikë ka pasur 30 metra kub ujë në sekondë, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 20 metra kub ujë në sekond , dhe tani me realizimin e  projektit “Fusha e Lukovës” do ta marrin të gjithë lumin Radikë, shprehet Mashkulli.

Sipas tij vetë punonjësi i ELEM-it ka deklaruar se të gjitha gypat kanë nisur të vendosen në pjesët përkatëse për marrjen e lumit Radikë. Pas marrjes së vendimeve të Këshillit komunal  që të ndalohet ky projekt, kam lëshuar letra  prej në muajin qershor tek Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës por nuk kam marrë asnjë përgjigje  nga qeveria e atëhershme e Sali Berishës dhe as nga kjo qeveri me kryeministrin Edi Rama. Të dyja këto qeveri nuk kanë reaguar fare”, shprehet i shqetësuar Mashkulli.

Në pyetjen e Portalb se Qeveria e Maqedonisë ka nisur me këtë projekt në saj të deklaratave të zëdhënësit, Aleksandar Gjorgjiev , Mashkulli theksoi  se dibranët nuk do të heshtin, sepse me norma ndërkombëtare  nuk kanë të drejtë të marrin ujin e dibranëve. “Shteti maqedonas , nuk ka të drejtë të merr  një pikë ujë, e jo një gotë ujë nga Radika” shprehet ai.

Sipas Mashkullit, ministrat shqiptar  Ademi dhe Saraçini ,duhet të mbajnë premtimet që dhanë në Dibër  sepse ata e dhanë fjalën se nuk do të nisën projekti famëkeq “Fusha e Lukovës”.Kjo është një politikë e çmendur e Gruevskit i cili dëshiron  që këtë lum që e ka fal Zoti në Dibër , ta shndërron në shkretëtirë”, tha ai.

Dritan Lleshi, përfaqësuesi i shoqatave joqeveritare në Dibër tha se do t’i ndërmarrin të gjitha aktivitetet që merren në një shtet demokratik , por jo me qetësi sepse revolta tek dibranët po shtohet si tepër sidomos nga pushtetarët tanë që premtojnë ndërsa ndryshe veprojnë në Qeverinë maqedonase. Kryeministri Gruevski në mbledhjen e Qeverisë ka premtuar se fjalën e fundit e kanë dibranët dhe duhet ta mbajnë këtë premtim, ndërsa tani kemi deklaratë tjetër të zëdhënësit të qeverisë i cili jep deklaratë të kundërt , dhe nuk e di a janë takuar ato të dy për këtë çështje apo bëhet fjalë për marketing politik. Nuk e kam të qartë a hyn Dibra në shtetin e Maqedonisë apo punojnë me hartat e vitit 2001 nga Akademia e shkencave dhe këtu ka dilemë të vogël , u shpreh Lleshi.

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: