Hapet dyqani i “Albafone” në Dibër, 500 numra falas për dibranët

0
245

Kompania e telefonisë celulare “Albafone” vazhdon shtrirjen edhe në qytetin e Dibrës. Një interesim jashtëzakonisht i madh për të marrë numra falas. Pas vetëm disa ditësh nga hapja e dyqanit në Strugë, Albafone hapi edhe dyqanin në Dibër. Për të shënuar fillim të mbarë të punës, u ndanë 500 numra falas.  Një interesim jashtëzakonisht i dibranëve si dhe dibranëve matanë kufirit.

Në shenjë simbolike, hapja e dyqanit të Albafone u bë nga kryetarët e dy komunave, Dibrës së Madhe,  Ruzhdi Lata dhe Dibrës së vogël, Ilir Krosi.

Të dy kryetarët përmendën sfidat e mëdha që kombi ynë ka bërë që nga koha e “Mesharit” për ta promovuar gjuhën shqipe. “Dhe sot, më mirë se gjithkush tjetër kjo shtëpi telefonike – Albafone, mundëson që gjuha shqipe të futet në trendet e komunikimit evropian me zhvillim teknologjik bashkëkohor. Jo vetëm ne që do flasim shqip, po edhe Evropa do flasë nga pak shqip”, u shpreh Ruzhdi Lata.

Kurse Ilir Krosi përgëzoi hapjen duke thënë: “Nuk kishim  se si të mungonim sot këtu në këtë ditë të rëndësishme për Dibrën tonë, Albafone ka përkrahjen e të gjithë dibranëve. Duke punuar të gjithë si pushtet vendor, do ta shtymë përpara biznesin vendor.”

“Dibra ka pasur shumë momente historike, dita e sotme është edhe një moment historik, dhe shpresoj që edhe si ekonomi të merr kahje edhe me pozitive dhe të merr peshën e vet që meriton dhe që historikisht ka qenë qendër e gjitë shqiptarëve”, tha drejtori ekzekutiv,  Ardian R. Hoxha.

Albafone shumë shpejt do të hap dyqanet e veta në të gjitha qytetet shqiptare, dyqanet e radhës do të jenë në Kumanovë, Gostivar, Ohër, Kërçovë, Prespë dhe Manastir. (INA)

NO COMMENTS

Leave a Reply