Fabrika “Gari i vogël”do të rrisë zhvillimin e pjesës së Rekës

0
263

Arbana Qormemeti:

Ministri i ekonomisë Valon Saraqini së bashku me kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, sot e vizituan fabrikën në afërsi të fshatit Gari, të cilën e ndërton kompania “Mali Loshinj” – me seli në Shkup. Qëllimi i kësaj vizite është që të kryhet mbikëqyrja e rrjedhjes së realizimit të investimit kroat me vlerë prej 6 milionë eurosh, për të cilin janë paralajmëruar 70 punësime të reja nga investuesi kroat.

“Jam shumë i kënaqur me rrjedhën e punëve të kësaj fabrike në vlerë prej gjashtë milion denarë e cila pritet të startojë me punë në fillim të shtatorit. Deri më tani janë investuar 1,5 milion euro dhe janë të angazhuar 15 punëtorë, ndërsa pritet të çunësohet edhe 70 të tjerë.

“Ky rajon ka kapacitete të shumta për rritjen e ekonomisë në vend , sidomos ne rajonin e Rekës, theksoi ministri i ekonomisë, Valon Saraçini gjatë vizitës së tij në fabrikën “Gari i vogël” për mbushjen e ujin në plasmase në fshatin Gari të cilën e ndërton kompania kroate “Malli Lloshinj”.

Për një vit në këtë fabrikë do të paketohen 100 milion litra ujë prej tyre 90 përqind do të jenë të ambalazhuara në shishe të qelqit dhe të gjitha këto do të shiten në tregun e jashtëm”, tha Saraçini.

Kryetari i komunës së Dibrës Ruyhdi Lata potencoi se invbestimi i këtillë në këtë rajon është shumë i rëndësishëm dhe krijon mundësi për të thithur investitorë të huaj.

Ne shtetit i kemi dhën tre pasuri, HEC “Spile”, ujërat termominerale dhe ujin natyror, dhe mendoj  se tani shteti duhet të na jep diçka më shumë, stopimin e minigrimit masiv të rajonit tonë.

Sa i takon projektit “Fusha e Lukovës”, Saraçini potencoi se përgatitet studim për ndikimin e ambientit jetësor që do të jetë debat në qeverinë e Maqedonisë dhe nuk do të lejojnë të ndërtohet ky hidrocentral nëse është në dëm të ambientit jetësor dhe qytetarëve

 

 

NO COMMENTS

Leave a Reply