Saturday , October 20 2018
Home / Lajme nga Dibra / Dibër, viroza është shëndruar në një epidemi të vërtet

Dibër, viroza është shëndruar në një epidemi të vërtet

Popullata dibrane ditëve të fundit përballet me numër të madh të virozëve të ndryshme.

Popullata dibrane ditëve të fundit përballet me numër të madh të virozëve të ndryshme.

“ Shkaku kryesor është mjegulla e madhe, atmosfera e thatë ,mungesa e shiut dhe borës dhe mos kujdesi i higjienës, këto janë disa nga shkaqet që reflektohet me paraqitjen e virozave të shumta, vlerësoi për Portalb, Drejtori i Shtëpisë së shëndetit ë Dibër”, Ylber Kokale.

Sipas mjekut Kokale, në repartin e pediatrisë paraqiten prej 50-65 fëmijë të moshave të ndryshme të cilët ankohen  me dhimbje të kockave temperaturë, laringjit, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes , ka pasur edhe raste me bronkopneumoni , por ne ofrojmë të gjitha kushtet për tu dalë në ndihmë pacientëve tanë, u shpreh Kokale.

Sa u takon reparteve tjera, në ambulantë dhe në kujdestari të shumta, numri i pacientëve gjatë ditës është prej 40-45 persona të moshave të ndryshme. Sipas drejtorit Kokale, kjo është normale në saj motit, dhe për dallim nga viti që lamë pas, numri sillej deri në 110 pacientë në ditë, gjë që në këtë periudhë , dukuria e këtillë është normale, u shpreh ai. Meqë në Dibër kemi edhe numër të madh të mërgimtarëve dibran , si institucion shëndetësor, fatmirësisht  nuk kemi pasur pacientë të shumtë të cilët kanë kujdes sa i takon  kulturës shëndetësore dhe higjienës, përdorimit të vitaminave,lëngjeve etj.

Drejtori Kokale na informoi gjithashtu se këto ditë panë pasur edhe konkurs sa i takon projektit qeveritar për një mjek rural dhe motër medicinave, të cilët do të bëjnë vizita në vendet rurale, si Dollgosh, Xhepishtë, Krifcë , Banjisht etj.

 

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: