Dibër, parku që të vret sytë (FOTO)

0
294

Nëse kalon pranë parkut të Dibrës në vend që të pushoni sytë me gjasë do të gjeni shqetësim. Parku në qendër të qytetit është stërmbushur me shkurre të egra, gjethe dhe mbeturina.

Më e keqja është se në park gjinden edhe WC publike të cilat kundërmojnë erë të rëndë madje dhe banorëve mund tu kanoset rreziku nga ndonjë sëmundje ngjitëse.

Qytetari J. K. banor i një banese afër parkut tha për Portalb se WC-të publike ia kanë shndërruar jetën në ferr.

“Nuk dalim dot në ballkon se era e rëndë hyn nëpër dhoma, më mirë të mbyllen vazhdojmë të thithnim bakterie” theksoi ai.

Në bisedën që kishim me udhëheqësin e sektorit për urbanizëm Petrit Paçuku, kuptojmë se WC publike kanë problem me kanalizimin dhe për këtë shkak të njëjtat do të transferohen në vende tjera, duke mos specifikuar se ku.

“Jemi të vetëdijshëm se dibranët ankohen nga kjo erë e rëndë dhe papastërti në këtë vend”, tha Paçuku për Portalb.


Afër WC-ve publike, me rastin e festave të Vitit të Ri vëren dhe njerëz të papunë që kanë një karrocë me kalë, pretendojnë për ndonjë qindarkë ne xhep.
Të njëjtët janë të renditur afër parkut dhe pamja e këtillë të jep një pasqyrë të mjerë të vendit.

Për higjienën e komunës së Dibrës kujdeset Ndërmarrja Komunale Publike “Standard”.
Përgjegjësi i sektorit për mirëmbajtjen e higjienës publike në këtë ndërmarrje, Omer Cami thotë se punëtorët janë duke realizuar në maksimalisht obligimet e tyre për mirëmbajtjen e parkut.

“Por nuk arrihet suksesi i dëshiruar. Dibranët e pandërgjegjshëm janë ato që hudhin mbeturina edhe pse ka plot kosha përreth parkut. Edhe përkundër punëve të përditshme që i realizojnë punonjësit e NKP “Standard”, nuk kanë lënë në haresë pastrimin e parkut” thotë Cami për Portalb.


Në park është vendosur edhe busti i luftëtarëve të rënë në LNÇ. Busti duket sikur ka dalë edhe ai nga beteja e luftës sepse janë thyer gjysma e pllakave të mermerta. Askush deri më tani nuk ka ndërmarë masa që të njëjtat të meremetohen pasi ka rrezik të shkatërrohet i gjithë busti. /Portalb

NO COMMENTS

Leave a Reply