Saturday , October 20 2018
Home / Lajme nga Dibra / Dibër, është bërë zakon lëshimi i bagëtive rrugëve të qytetit

Dibër, është bërë zakon lëshimi i bagëtive rrugëve të qytetit

Ndonëse kullosat e parqeve në një ditë dimri nuk mund të kënaqin një kope të dhive, ata i gjen kudo brenda qytetit të Dibrës.

Ndonëse kullosat e parqeve në një ditë dimri nuk mund të kënaqin një kope të dhive, ata i gjen kudo brenda qytetit të Dibrës. Hapësirat e gjelbra, rrallë ndodh që t’i shohësh si vend pushimi  për qytetarët dibran.  Është bërë zakon lëshimi i bagëtive, nga viset periferike të qytetit.

Rrugës së frekuentuar përskaj stacionit të policisë, kalon çdo ditë një kope e dhive, ndonëse nuk paraqet ndonjë problem përballë luksit te veturave të parkuara, qytetarët vlerësojnë se nuk është një mënyrë e denjë bashkëjetesa e një kontrasti  të tillë për qytetin e Dibrës.

Një kope e dhive ka bërë për vete parkun kryesorë të qytetit të vogël të Dibrës. Bustet e ngritura në mes të parkut dhe një ulëse e boshatisur janë bërë pjesë e kësaj  kopeje,  që kanë mësuar rrugët e Dibrës dhe brenda ditës mund ti gjesh kudo.

Qytetarët dibranë thonë se duhet të ndalohet lëshimi i bagëtive nëpër zonat e gjelbra të qytetit.

Bardhyl Marku, thotë se kafshët shëtisin lirshëm nëpër qytet. Sipas tij, kjo shkakton neveri tek shumica e banorëve, sepse çdo ditë hasin në bagëti të lëshuara rrugëve të qytetit dhe shpesh duke mos e ditur se kush i lëshon. /Portalb

 

 

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: