OKB : Edhe Dibranët u bashkuan me qindra shqiptarë në protestë në mbështetje të Luginës së Preshevës

0
364

Raport special nga Beqir SINA, New York
Lincoln,” Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve – at’here nuk e meritojnë as lirinë e tyre”

OKB : “Daghammarskjold Plaza” New York :Shqiptarët e Amerikës kanë zgjedhur sheshin kryesorë përpara Selisë së OKB-së në New York, për të protestuar në lidhje me të drejtat e mohuara në Luginën e Preshevës dhe për t’i kërkuar qeverisë së Beogradit që t’i jape fund asaj që protestuesit e quajtën shtypje dhe diskriminim të shqiptarëve në Serbinë jugore.

Protestuesit bënë thirrje që shqiptarëve të Preshevës t’u garantohen të drejta të njëjta me ato që gëzon pakica serbe në veri të Kosovës dhe që përmendorja e përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së, e hequr më 20 janar 2013 në qendër të Preshevës, të kthehet aty ku ishte vendosur nga popullata shqiptare.

Nismëtare e protestës së sotme ka qenë një grup shqiptarësh të Luginës së Preshevës, duke marrë edhe mbështetjen e shqiptarëve të SHBA-së, së bashku me shoqata të tjera të komunitetit shqiptar në zonën e ashtuquajtur e “Tri-Shteteve”, thuhej në një dekleratë të udhëheqësve të kësaj proteste.

Protesta është zhvilluar ditën e sotme( e Hënë) në orën 11:00 deri në orën 14:00, para selisë së OKB-së në New York, e cila gjendet në Dag-Hammarskjold-Plaza në Manhattan, NY. Protesta e sotme ishte gjithëpopullore shqiptare në SHBA dhe dedikuar për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve tanë në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Protesta erdhi si një reagim i ashpër ndaj aktit të fundit shovenist të autoriteteve të Beogradit, me rastin e heqjes me përdorimin deri të forcës së xhandarmarisë të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e qytetit shqiptar të Preshevës.

Shqiptarët e Amerikës, zgjodhën këtë orë dhe këtë vend – mbasi ajo është dhe koha – kur para këtij sheshi kalojnë ditën e hënë edhe Ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të OKB-ës, mes tyre dhe ish Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili për këtë vit është zgjedhur presidenti i ri i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe diplomatët serb në New York.

Protesta, sipas organizatori ishte e konceptuar si një marshë para selisë së OKB-së, në sheshin kryesorë, të njohur “Daghammarskjold Plaza”, e Amerikës në Nju Jork, aty ku shqiptarët kan protestuar me vitet të tëra duke dhënë një kontribut historik në çështjen shqiptare.

Në këtë protestë morën pjesë qindra vetë, shumica ishin studentë dhe studente të shkollave amerikane, veprimtarë të dalluar të komunitetit dhe lider të disa organizatave dhe shoqatave nga Shqipëria , Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria.

Organizatorët me këtë rast lëshuan një Memorandum special lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe represionin serb në këtë trevë, i cili sipas organizatorit iu drejtua Kombeve të Bashkuara dhe Administratës amerikane, Senatiti dhe Kongresit në Uashington, organizatave ndërkombëtare prestigjoze për Liritë e të Drejtat e Njeriut, në Nju Jork.

Në një Memorandum ndërtë tjera thuhej se shqiptaro-amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për keqësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe rritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës.

Memorandumi i referohet heqjes nga qendra e Preshevës të një përmendoreje të ngritur në përkujtim të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Më tej në të, thuhet se qeveria e Serbisë përdori forcën duke e hequr përmendoren, në vend që të ndërtonte ura me komunitetin shqiptar të Luginës.

“Sjellja e qeverisë serbe, thuhet në Memorandum, nuk ka vend në Evropë, sidomos tani që Serbia pret datën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke bërë thirrje që shqiptarëve të Preshevës t’u garantohen të drejta të njëjta me ato që gëzon pakica serbe në veri të Kosovës dhe që përmendorja të kthehet aty ku ishte vendosur.”

Ndërkohë, që edhe oratorët bënë thirrje gjatë fjalimeve të tyre për zgjerimin në atë ardhmen të protestave me synim që ato të drejtohen nga Uashingtonin . Ata thanë se këto protesta kan marrë shkas prej kur një javë më parë, forcat e xhandarmarisë serbe, me urdhër të Kryeministrit dhe Ministrtit të Punëve të Brendeshme, ultarnacionalistit Ivica Daçiç(ish -zëdhënsit të Sllobodan Millosheviqit), të cilin e akuzuan se po ndjek me shqiptarët të njëtën rrugë që ndoqi Millosheviqi, nën vërgëllimin e armëve dhe forcave të armatosura gjerë në dhembë, në mënyrë demostrative, ia hoqën nga qendra e Preshevës një pllakë përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit – UÇMB, duke e tensionuar gjendjen në Luginën e Preshevës, dhe në viset shqiptare, të cilat janë hedhur në protesta masive .

Reagime thanë folësit ka pasur mbas këtij akti edhe nga qeveritë tona në Kosovë e Shqipëri, por edhe viset e tjera shqiptare e diasporë, andaj edhe ata u mblodhëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Nju Jork, sheshin e njohur të protestave të shqiptarëve “Daghammarskjold Plaza” para OKB-ës, për të protestuar.
“Mbahu Nëno mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë”.

Ky ka qenë edhe lejtmotivi Nolian, që ka frymëzuar dhe nxitur shqiptarët e Amerikës, gjatë gjithë këtyre dekadave, prej se kur ata dolën rrugëve të Nju Jorkut, dhe Uashingtonit, për të kërkuar liri e demokraci në Shqipëri, luftuan për Liritë e të Drejtat e Njeriut, dhe në mbrojtje të vëllezërve të tyre në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Bujanovc, Medevegje, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri, dhe u intensifikuan në protestat e shqiptarëve të Amerikës, në Uashington dhe Nju Jork, për Lirinë, Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës

Në këtë protestë protestuesit mbanin flamuj amerikan dhe shqiptarë. Sikusre edhe parrullat pankartat që mbanin në duar dhe dëgjoheshin thirrje ku dënohej ashpër regjimi ultarnacionalist i Serbisë ndaj shqiptarëve etnik. Kurse ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës konsulli Fatmir Zajmi dhe Konsulli i Përgjithëshëm e i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto.

Në mesin parrullave dalloheshin :”Shqiptarët në Serbi, dëshirojnë të njëjtat të drejta si edhe ata të Serbisë në Kosovë ” – “E vetmja Terroriste në këtë luftë ka qenë Serbia” – “Serbia është duke nxitur një luftë tjetër Ballkanike” – ” Serbia duhet të ndalë sa më parë spastrimin Etnik në Luginën e Preshevës” – “Daçiçi është një Millosheviç i vogël” – ” Serbia duhet t’i kthehet Paqes – Thirrje Serbisë që të bëhet pjesë e paqes në Ballkan” – ” Daçiçi = Millosheviç – Daçiç = Fashist” – “- “Nadl! Spastrimin Etnik!” – “USA! USA! USA!” -“Presheva!Presheva! Presheva!”

Folësi dhe drejtuesi e kësaj proteste paqësore ishte zoti Avni Mustafaj Drejtori Egzekutivë i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, me bazë në Uashington, cili tha se pa realizmin e të drejtave të shqiptarëve në Luginëne Preshevës, Serbia e ka të “mbyllyr” rrugën e saj për në BE.

Tensionet e fundit në Preshevë rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, për z Shaban Mehmeti nga Lugina e Preshevës, njëri prej iniciatorëve të kësaj protetste janë vetëm një segment i kompleksit të problemeve të rënda jetësore që janë pasojë e statusit të pazgjidhur politik të shqiptarëve në Luginën të Preshevës.

“Eshtë me rëndësi të theksohet, tha zoti Mehmeti se programi qeveritar i shkurtiti 2001 për zgjidhjen e krizës në rajonin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, që u përfshi në Marrëveshjen e Konçulit të 20 majit 2001, në pjesën më të madhe ngeli i parealizuar.”

Më tej ai foli në detaje për gjendjen aktuale në Luginën e Preshevës “Andaj, tha ai edhe gjendja ekonomike jo që nuk u permisua, por më e rëndë se edhe gjatë regjimit të Millosheviqit. Kështuqë shkalla e papunësisë aktualisht është mbi 70 për qind kurse tëardhurat kombëtare për banorë janë rreth shtatë herë më të ulta se mesatarja përkatëse në nivel shtetërorë.”

Ai permendi faktin se në 12 vitet e kaluara shumë më pak u punua për integrimin e shqiptarëve në strukturat publike, ashtuqë në shumë institucione të nivelit lokal, rajonal dhe shtetërorë edhe më tutje nuk ka të punësuar shqiptarë, apo numëri i tyre është simbolik.

Kështu ndodhi sipas tij në periudhën 1999-2001 në kushte të luftës dhe gjendjes së jashtëzakonëshme u dëbuan mbi 10.000 Shqiptarë dhe shumica dërmuese e tyre ende nuk është kthyer në vatrat e tyre.

Mirëpo, tha zoti Mehmeti, :”Aktualisht problemi më i rëndë i Shqiptarëve, është shpërngulja dhe largimi i Shqipëtarëve nga vatrat e tyre, për shkak të dhunës shtetërore, që po ushtrohet në vazhdimësi që nga lufta në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës e gjer në këto ditë kur në vazhdimësi po i imponohet gjendje e jashtëzakonëshme me prezencë dhe dhunë të ushtruar të forcave speciale të policisë.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij zoti Shaban Mehmeti, kujtojë edhe një herë se është shumë e qartë se qeveria e Serbisë në vend të plotësimit të obligimeve që dalin nga programi i saj për Luginën e Preshevës që u përkrah nga faktori ndërkombëtarë po imponon vetëm projekte dhe dhunë militare jo vetëm me largimin e dhunëshëm të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe provokimin e rëndë me anë të memorialit për policët special serb të vrarë gjatë kryengritjes së Shqiptarëve kundër represionit të regjimit të Millosheviqit, por edhe me ruajtjen e shumë minibazave të ushtrisë dhe xhandarmarisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore, edhe pse në afërsi të Bujanovcit u ndërtua baza ushtarake, e cila kushtoi më shumë se të gjitha projektet e infrastrukturave komunale dhe të veprimtarive publike në Preshevë dhe Bujanovc.

Në fund ai pohoi se :” Në këtë stuatë të rëndë , të angazhimit të pamjaftueshëm të bashkësisë ndërkombëtare, Lugina e Preshevës gjendet para rrezikut që pastrimi etnik i kryer të zgjerohet edhe në Preshevë e Bujanovc.”

Kryetari i Vatres solli pershendetjet e vatranevet dhe mesazhin e perkrahjes se tyre te plote per popullin shqiptar te Lugines se Presheves, duke denuar shembjen e lapidarit perkujtimor te deshmoreve te lirise, si nji akt terrori shteteror. “Te gjithe na qe jemi bashkue ketu”, shtoi ai, “deshmojme solidaritetin e te gjithe shqiptarevet te Amerikes, se bashku me te gjithe shqiptaret tjere kudo jane, ne trojet stergjyshore dhe ne diaspore.”. Ai veleresoi reagimin e popullates lokale shqiptare si “reagim civilizues e paqesor por i vendosur” dhe komentoi se shqiptaret jane paqedashes e jo agresive, “por mos i veni shqiptaret me shpatulla per mur duke u shkelur lirine e te drejtat e tyre njer’zore”.

“Akti i policise serbe asht kjartas akt terrorizmi shteteror, nje hap i rrezikshem i qeverise serbe ne drejtim te shkatrrimit te paqes ne rajon. Besojme se edhe kombi serb ka nevoje per paqe, mbas gjithe ati gjaku dhe tana atyne masakrave qe u bane n’emen te tij ne Balkan, dhe ka nevoje te integrohet ne familjen e kombeve paqesore e te civilizueme” . “Shqiptaret e Presheves, Bujanovcit e Medvegjes duhet te gezojne, minimum, te gjitha ato te drejta qe Serbija kerkon per minoritetin serb ne Kosove!”, perfundoi ai. “Rrnofshin shqiptaret e Lugines se Presheves! Jemi te gjithe me ta!”

Kurse, Konsulli i përgjithëshëm i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto, kujtojë në fjalën e tij dekleratën e Kryeministri Berisha, i cili ka thënë se:” Bashkimi i shqiptarëve në Europë është një proces që nuk mund të ndalet, për të cilin çdo shqiptar duhet të bëjë gjithçka për të kapërcyer pengesat e panumërta të krijuara gjatë 100 vjet ndarje”.

Duke iu referuar Kryeministrit të Shqipërisë Berisha, zoti Mishto tha se procesi i bashkimit të shqiptarëve u bën mirë edhe fqinjëve tanë, çlirimit të tyre nga albanofobia, ndërsa i quajti krejt të papranueshme qëndrimet e tyre te fundit në Presheve”.
Lincoln,” Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve – at’here nuk e meritojnë as lirinë e tyre”.

Në këtë protestë organizuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, në mbështetjen që i dhanë edhe shqiptarët në zonën e Tri-Shteteve, qysh në takimin e organizuar në shoqatën Vatra, morën pjesë edhe veprimtarë të dalluar të komunitetit, personalitetet e njohura nga shqiptarët e Amerikës, miq të dëshmuar të shqiptarëve në SHBA, të cilët në fjalën e tyre kujtuan se edhe ish Presidenti i SHBA, Abraham Linkoln ka thënë se “Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve – at’here nuk e meritojnë as lirinë e tyre”. .

Në mesin e folësve ishin kryetari i shoqatës Plavë – Gucia zoti East Gjonbalaj, Endri Merxhushi kryetari i Shoqates Çamëria në SHBA , kryetari i Legalistëve shqiptarë në Amerikën e Veriut, zoti Hakik Mean. kryetari Shoqatës Atdhetar Dibra, zoti Musa Paçuku, kryetari i KKSHA-s, Martin Shkreli, kreu i Vatranëve dr Gjon Buçaj, dhe kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, i cili tha se “Shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndiqen dhe presekutohen nga regjimi i Beogradit vetëm se janë shqiptarë, por kauza e tyre, lufta për të drejtat e tyre ka për t’u realizuar, sepse ata kan tani mbështetjen e të gjithë shqipëtarëve, si në Luginën e Preshevës, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Çamëri, diasporë por edhe në të rinjëve patriot të organizatës Rrënjët Shqiptare”.

Ilmi Berisha, kryetar i Vatrës për degën Hudson Valley në New York, përveç konstatimit të gjendjes së rëndë të krijuar me atë akt vandal të qeverisë serbe shtoi se “Kjo çfarë po ndodh sot atje në Luginën e Preshevës, ka përveçse të keqes edhe një të mirë të madhe, që sipas tij është ajo që tregon se si në kohën e Millosheviqit, shqiptarët kudo që janë tash të bashkuar duhet të ngrihen dhe të mos pajtohen në asnjë mënyrë me sundimin e serbisë ndaj shqiptarëve”.

“Asgjë, tha ai nuk është koicidencë për kohën që po ndodhin këto ngjarje tragjike, çdo gjë ka një domethënje, e cila kësaj rradhe shkon në favor të ne shqiptarëve, duke i treguar botës së në Sërbi asgjë nuk ka ndryshuar nga mënyra sesi u soll regjimi i Millosheviqit,” theksojë zoti Ilmi Berisha, i cili për një kohë të gjatë është dalluar si veprimtar dhe lider i komunitetit .

Endri Merxhushi lexojë një poezi e cila titullohet “Kosovës Martire: shkruar nga Pëllumb Lamaj, ish i dënuar politik, mbijetuar nga ish të burgusorit e burgut të tmerrshëm të Spaçit.

Njëqind vjet u pre pema e lirisë

Por rrënjët e Kombit ishin të thella

Ato njomeshin me gjak martirësh

Filiza buronte Kosova ndër breza

Njëqind vjet u pre Flamuri

Me mijëra thika u coptua

Por gjallë mbeti Shote Galica

Xhem Gostivari,Shaban Polluzha

Njëqind vjet luftoi Drenica

Jo, kurrë s’u dorëzua Kosovari

Thërrasin trojet e SHQIPËRISË ETNIKE

Të qofshim falë o Adem Jashari

Marshon e lirë Kosova martire

Me sytë e përmalluar drejt trungut Nënë

Po troket ora e racës Ilire

Kush është burrë, të ngrihet në këmbë…..!

Organizatorët, thanë se janë shumë të kënaqur, dhe se ia arritën qëllmit me senasabilizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Presheves me përcjellen e një mesazhi të qartë për Kombet e Bashkuara në New York.
“Zoti e bekoftë popullin Shqiptarë dhe atë Amerikanë”

Me këtë rastë, organizatërët shprehen mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit dhe falemnderuan në mënyrë të posaqme, veprimtarin dhe biznesmenin e suksesëshëm në SHBA-ës, zotin Ylber Pilku, i cili, thanë ata kontribojë drejtpërsëdrejti me puntorët e tij, për vendosjen e binës me shpenzimet e tij pra podiumin e improvizuar nga kompania “Pilku Constraction”(me pronarin vet z.Ylber Pilkun dhe familjen e tij)…

Protesta kaloi e qetë dhe pa asnjë incident duke tregual kultur të lartë demostrimi. Protesta e fundit në të njëjtin vend është mbajtur për Kosovën, pesë vjetë më parë në mesditën e 10 dhjetorit 2007, para selisë së OKB-së, ditën kur sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon do të merrte raportin final te negociatave per statusin e Kosoves.

NO COMMENTS

Leave a Reply